E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen rregullat e krijimit të qendrave të votimit të posaçme për zgjedhjet vendore

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Komisioni Rregullator miratoi sot rregullat për krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe krijimin e Komisionit të Qendrës së Votimit për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore.

Ky vendim vjen si një nevojë për të rregulluar procedurat e votimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), duke nxjerrë mësime nga zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Objektivi kryesor i vendimit është harmonizimi i procedurave ndërmjet Kodit Zgjedhor dhe ndryshimeve të fundit në Ligjin për Gjendjen Civile (Ligji 56/2024), duke garantuar që procesi të mos cenohet nga interpretimet mbi vendbanimin dhe afatet kohore.

Vendimi përcakton rregullat dhe procedurat për krijimin e qendrave të posaçme të votimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), hartimin dhe administrimin e listës së zgjedhësve në këto institucione, si dhe krijimin e komisioneve të qendrës së votimit (KQV).

Ai përcakton rregullat dhe procedurat për krijimin e qendrave të posaçme të votimit dhe administrimin e listës së zgjedhësve në IEVP, si dhe krijimin e komisioneve të qendrës së votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›