E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari viziton në QSUT zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar nga zjarri

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ishte mbrëmjen e sotme Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar si dhe dy qytetarëve, të cilët u lënduan nga zjarri që përfshiu një pallat në kompleksin “Arlis” në Tiranë.

Ministri theksoi se “fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

Lamallari bëri me dije se “prej momenteve te para të zjarrit kam qenë gjithashtu në terren bashkë me forca të Shërbimit Zjarrfikës, forca të Policisë së Shtetit dhe skuadrat e Emergjencave Civile që bënë gjithçka ishte e nevojshme për të mos pasur mbi të gjitha pasoja në jetë njerëzish”.

Lamallari ishte i shoqëruar nga drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, si dhe drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara.

/m.q/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›