E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet vendimi "për kalimin në pronësi të trojeve në përdorim"

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin "Për kalimin në pronësi të trojeve në përdorim". Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se "ky është një vendim shumë i rëndësishëm në drejtim të reformës së pronësisë".   "Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do t'u regjistrojë pronarëve oborrin dhe truallin e tyre mbi bazën e dokumenteve të pronësisë që disponojnë, sikundër do t'u japë kundrejt një vlerë të caktuar, edhe oborrin që ata kanë marrë nga trojet publike, vite më parë", u shpreh Kryeministri.  Ky ka qenë një standard absurd, u shpreh Kryeministri,duke shtuar se "me vendimin e sotëm ky standard merr fund me shpejtësi". "Vendimi u intereson kryesisht banorëve autoktonë, sepse të gjitha banesat që kanë përbërë qytetin, pa shtesat dhe pallatet e ndërtuara më vonë, kanë qenë private, dhe që në paranojën e zhdukjes së pronës private, u konsideruan si pronë në përdorim", tha Kryeministri.  Në këtë drejtim, Kreu i Qeverisë u shpreh se "ky është një vendim shumë i drejtë, pasi i krijon një mundësi të madhe pronarëve, por edhe i jep tregut një hap të rëndësishëm".
Sipas vendimit të qeveris렠 me termin Oborr në përdorim do të kuptohet sipërfaqja e tokës, në pronësi shtetërore, në funksion të një ndërtimi të ligjshëm, në posedim, të qetë dhe pa ndërpreje, të pronarit të ndërtimit. Kjo sipërfaqe toke përfshin tokën nën ndërtim dhe, sipas rastit, edhe tokën rreth saj. Kjo sipërfaqe toke duhet të rezultojë fizikisht, e lirë dhe e pazënë nga ndërtime me leje, sipas kuadrit ligjor përkatës. Ndërkohë që në vendimin e qeverisë janë përcaktuar edhe kushtet për tjetërsimin e oborreve.  Oborret në përdorim tjetërsohen, sipas këtij vendimi, nëse  brenda tyre ose në lidhje  funksionale me to gjendet ndërtim  i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së, në pronësi të kërkuesit, ndërtim  i ngritur para datës 10.8.1991 ose    janë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr.8744, datë 22.2.2001, Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, të ndryshuar. Sipas vendimit të qeverisë oborret në përdorim tjetërsohen, sipas këtij vendimi,  pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim, për shkak të ligjeve të kohës,   me kundërshpërblim, në rastet e tjera. Në këto raste, çmimi do të përcaktohet sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Gjithashtu oborret në përdorim, që do të tjetërsohen sipas këtij vendimi, nuk duhet të kenë qenë më parë objekt kthimi nga AKKP-ja ose ish-komisionet vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ndërkohë  sipas vendimit të qeverisë, nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja, sipas këtij vendimi, oborret në përdorim, brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim informal. Ato do të trajtohen në përputhje me aktet, ligjore e nënligjore, në fuqi. Ndërkohë që vendimi i djeshëm i qeverisë përcakton modalitetet e dhe procedurat që duhen kryer për të kaluar në pronësi trojet në përdorim.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›