E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu Skënderbe, mes mitit dhe simbolit

Nga Dodan DANI
Është e domosdoshme në fillim ndarja e individit Skënderbe në dy njësi përbërëse të kësaj figure. E para lidhet me Skënderbeun-Gjergj Kastrioti pjesëtar i realitetit fizik tredimensional: njeriu që lind, jeton dhe mbyll një proces biologjik në kontekstin social me të gjitha dritë-hijet karakteristike individuale. E dyta lidhet me pasqyrimin e këtij dimensioni tek pasardhësit që në varësi të kushteve mund të transformojë njeriun në mbinjeri duke e drejtuar pashmangshmërisht drejt një forme gjysmë hyjnore të paprekshme. Shekulli në të cilin jetoi dhe vdiq Skënderbeu është i zhytur thellë nën masën monoteiste që rrethon ambienti skëndërbian dhe transformimi në një entitet mbinjerëzore i njeriut është herezi e dënueshme pikërisht nga monoteizmat në të cilët u formua Heroi dhe jashtë të cilëve nuk mund të dilej, aq më tepër në një rajon provincial të Europës, si Ballkani. Metamorfoza ndodh shumë më vonë, në shekullin e XIX ku edhe ne shqiptarët si i gjithë Ballkani por edhe Europa, eksperimentonim një fazë të re, një mitologji moderne në kërkim të identiteteve të reja. Njeriu i ri nuk është vetëm pjesëtar i një komuniteti fetar apo i një klase sociale brenda shoqërisë, por edhe një pjesëtarë i popullit të zgjedhur që ushqehet me mite, eskatologji, mesianizem të cilat ndërtojnë një Hyjni të re: Kombin. Herder, Saint-Simon, Comte, Mazzini, Mickieëicz gjer tek marksizmi dhe hegelizmi ndërtojnë atë çka do të importojnë rilindasit tanë, fetë laike me njeriun Zot. Do të jetë Nacionalizmi feja më e përhapur e gjysmës së dytë të shekullit të XIX. Rilindasit përpunuan duke u bazuar në modelin e nacionalizmit Gjerman, një variant shqiptar ku identitet fetare tradicionale mjaft të spikatura në trojet tona, pa humbur asgjë nga doktrinat e tyre, zmbrapsen përpara një ndjesie të re gjithëpërfshirëse: Kombi. Kjo ndjesi zëvendëson ato tradicionale pa humbur të njëjtën strukturë: ka një eskatologji që e projekton popullin në një të ardhme pozitive, mesianizem që e shpëton popullin, doktrinë e përbërë nga vlerat e kombit, apostazi e trasformuar në tradhti ndaj këtyre vlerave dhe e dënueshme madje edhe me vdekje, profetë që shpallin doktrinën dhe klerikë që e mbajnë gjallë. Rolin e profetit e luan tek ne Skënderbeu, ndërsa klerikët filozofe janë rilindasit që ashtu siç e trasformuan pasardhësit Jezusin në Krisht ashtu edhe rilindasit propozojnë një njeri personazh historik- të deformuar në një figurë ideale, gjysmë hyjnore, mit modern. Ato e ngjallën Skënderbeun nga harresa e shekujve e nxorën  në dritën e nacionalizmit, e pastruan nga konteksti në të cilin jetoi, e laicizuan dhe krijesa artificiale mori përsipër të identifikojë masën e besimtarëve të rinj që duhej ti bashkangjiteshin. Vepra e rilindasve e rrethuar me një vështrim romantik të historisë, me projektimin në një të kaluar të lavdishme, ekzotike dhe gati inekzistente siç është edhe modeli klasik i Romanticizmit, ishte e destinuar të mbetej në harresë sikur të mos ndërhynte Shteti politik. Ky organizëm me qëllim justifikimin e ekzistencës së tij ka nevojë për indoktrinim të masave. E ka eksperimentuar më së miri Oktavian Augusti në fundin e shekullit të I para.K kur modelit të pushtetit i bashkëngjiti një propagandë që idealizonte vlerat e organizmit (Principates republikane) dhe vetë Augustit si individ. Shteti i organizuar nga Enver Hoxha dhe elita komuniste në vetëshpalljen si krijese e popullit shqiptar - që në fakt më tepër ishte një krijesë e Titos dhe e konferencës së Jaltes ku Stalin, Churchill, Roosëelt vendosën edhe fatin tonë morën nga rilindasit Skënderbeun laik dhe nacionalist. Me këtë figurë Enverizmi tenton të mbulojë komunizmin me petkun nacionalist dhe vetë Enveri të barazohet me Skënderbeun- shpëtimtarin e kombit. Njohja e Skënderbeut është rezultat i politikës kapilare të indoktrinimit që Nëna Parti ndërmori për një gjysmë shekulli dhe pati sukses. Rilindasit nuk arritën në masivizimin publik të Heroit sepse masa ishte injorante dhe rilindësit (shumica) jetonin jashtë trojeve etnike, pra krijesa mbeti në letër.
Nikolaj Marr shkruan: gjuha standarde është një fenomen klasore, ajo i nënshtrohet masës nga klasa që ka pushtetin politik. Ky fenomen ka ndodhur gjatë të gjithë historisë së njerëzimit dhe ne shqiptarët e kemi përjetuar që më paraardhësit tanë iliret të cilët njohën një latinizim të gjuhës gjatë sundimit romak, ky imponim klasore u ruajt në mesjetë nga Kisha Katolike me përdorimin e latinishtes, njohu një imponim tjetër, kësaj radhe Osman, pa harruar imponimet gjuhësore Bizantine(greko-ortodokse) dhe Sllave. Së fundi imponimi i Shqipes Standarde nga elita komuniste duke preferuar një gjuhë më të afërt për klasën sunduese. I njëjti imponim klasor vlen edhe për Historinë që për nga masa e spekulimit ia kalon Gjuhësisë. Në çdo epokë ajo është shkruar konform klasës sunduese dhe nga Perandoria Romake shndërrohet në mjet propagandistik që arrin kulmin me institucione Propagande të themeluara më parë në Britani dhe USA e pastaj në Gjermani, në vendet komuniste, etj. Krijesa rilindase e laicizuar tej mase, e shkëputur nga mesjeta, ambienti fetar, ambienti social, marrëdhëniet me fqinjët, kushtet e trojeve shqiptare, i serviret masës duke zënë hapësira publike, faqe librash, krijime artistike, institucione. Në kushtet e një diktature ajo çka është linja partiake është edhe e vetmja dritare që individëve i lejohet për të vështruar ambientin, për të krijuar identitetin dhe mentalitetin. Ajo çka serviren rilindasit dhe nguliti komunizmi është një Skëndërbe mbinjeri jashtë realitetit, një mit në vend të simbolit, një profet që për masat e indoktrinuara gjysmë shekulli sot është transformuar në Hyjni e pa cenueshme. Pluralizmi i mendimit dhe pranimi i ngadalshëm i diversitetit, mundësia e shkëputjes nga egocentrizmi imitim ky i monomendimit që vinte i diktuar nga Partia duhej të na udhëhiqte drejt një këndvështrimi real 360 gradë që do të thotë një perceptim i qartë i vendqëndrimit(pozicionit) të figurave në kontekstin historik. Megjithëse kanë kaluar 18 vite, modelet e rrënjosura, por mbi të gjitha integralizmi në mendime, vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e shqiptarëve. Elitat e sotme ashtu si në diktaturë tentojnë të imponojnë përsëri vetëm një këndvështrim, të gjithë të tjerët janë tradhti dhe fatalitet, fatkeqësi që rrezikojnë Kombin. Pra për Kombin është me e shëndoshe të bazohet në krijimtari romantike, në njerëz mitologjik, në një Hero Kombëtar që në beteja hiqet si i vdekur dhe pastaj benë kërdinë duke kalëruar (neper mal !!) në armiq ashtu siç bënin partizanët mbi gjermanët. Ju kujtohen filmat e para dy dekadave? Imbani mend trimat komuniste tek shkatërronin divizionet gjermane - thoshte Enveri ne Kongrese; Colin e breshkave si Davidi përpara Golias, Qemal Stafen dhe Vojo Kushin ne versionin Oso Kuka-kamikaz, 5 heronjtë e Vigut si 300 spartanet e Leonides ?! Me këto njerëz të mitizuar jemi rritur dhe është herët për ti zbritur nga Olimpi pasi jetojmë akoma me mentalitetin e përjashtimit të Tjetrit. Këndvështrimi historik i Skënderbeut të propozuar nga Oliver Jens Schmitt (keq) pritet nga një pjesë e elitës dhe e masës injorante sipas modelit të vjetër: armik i popullit dhe i Partisë, brenda kornizave të stereotipizuara nga e kaluara totalitare. Partia sot mund të jenë elitat, ndërsa populli është masa që ka mbetur në mësimet enveriste, viktimë e mendimit integralist. Përse historia e Schmitt meriton këto etiketa? Libri ngjan me Kodin e Da Vinçit në një aspekt themelore: ashtu siç Dan Braën rikthen tek lexuesi një Jezus njeri ashtu edhe Schmitt prezanton një Skënderbe njeri. Është përfolur shumë sikur po shembet miti dhe kjo na qenka shkatërruese! Në fakt miti nuk është real sepse është pjellë emotive; një formë mendimi i ndryshëm nga mendimi logjik apo shkencorë pa nevojë shpjegimi rracional; imazhe ose legjendë mahnitëse i ndërtuar mbi një personazh. Sinonimet e fjalës mit janë: legjendë, përrallë, ëndërr, utopi, fantazi etj. Simboli nga ana tjetër është një objekt ose individ konkret që rievokon ose përmbledh një realitet të prekshëm, të vërtetueshëm, i cili në rastin e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›