Thellohet kriza ekonomike, bien remitancat 28.2%, thellohet deficiti korrent me 48 %

Banka e Shqipërisë paraqet shifrat e tremujorit të tretë të vitit 2008
Kriza ekonomike botërore ka filluar të përcjellë efektet negative në ekonominë shqiptare. Zhvleftësimi i lekut tashmë është evident dhe shqiptarët janë duke e ndjerë më së miri politikën e mbrapshtë të qeverisjes shqiptare në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë e cila e ka detyrë parësore mbrojtjen e monedhës vendase. Ndërkohë që kjo bankë ka hedhur dhe po hedh për ditë para në qarkullim duke e zhvleftësuar lekun në krahasim me monedhat e tjera. Kjo rritje galoponte e lekut të kujton vitet 1997, 98, 99 ku dollari kapte shifrat e 140 deri 190 lekë, apo vitin 2003 ku euro kapte nivelin e 135 lekëve. Tashmë kriza duket se përveç faktorit ndërkombëtar ka edhe faktorin e brendshëm, ku marifetet e guvernatorit Fullani duket se po varfërojnë shqiptarët dhe ekonominë e tyre. Një tjetër faktor që evidenton se kiza është ulur këmbëkryq janë dhe dërgesat e emigrantëve. Remitancat gjatë tremujorit të tretë kanë shënuar një rënie të theksuar duke rënë me 28.2 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Banka e Shqipërisë në të njëjtin raport të publikuar në dhjetor të vitit 2008 sqaronte se remitancat kanë rënë në 13 përqind, duke krijuar kaos në të dhënat e saj, pasi pak orë më parë kishte dhënë shifrën e 23 përqindve. Ditën e djeshme Banka e Shqipërisë në raportin e saj publikon një tjetër të dhënë të rënies së remitancave me rreth 28.2 përqind. Pra kemi një përkeqësim të dërgesave të emigrantëve, fakt që ka të bëjë edhe me thellimin e deficitit korrent. Sipas Bankës së Shqipërisë, dërgesat e emigrantëve regjistruan një rënie vjetore prej 28.2 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008, duke financuar rreth 30 për qind të deficitit tregtar në mallra. Banka e Shqipërisë në raportin e saj sqaron se tremujori i tretë i vitit 2008 regjistron një rritje të deficitit korrent me 48 për qind në terma vjetorë, duke arritur në rreth 252 milionë euro. Raporti i tij ndaj PBB-së vlerësohet të ketë arritur në rreth 13.7 për qind, rreth 5 pikë përqindjeje më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2007. Në thellimin e deficitit korrent gjatë kësaj periudhe, kontribuoi jo vetëm rritja e deficitit tregtar, por edhe ngushtimi i bilancit pozitiv të llogarisë së të ardhurave dhe të transfertave korrente. Vëllimi i transaksioneve korrente u rrit me 4.4 për qind në terma vjetorë. Shpenzimet korrente shkuan kryesisht për blerje mallrash dhe shërbimesh (95 për qind), ndërsa të ardhurat korrente, në pjesën më të madhe, hynë në formën e transfertave korrente private dhe të shërbimeve të udhëtimit (56 për qind). Deficiti i tregtisë në mallra shënoi një rritje vjetore prej 10.5 për qind gjatë periudhës së mësipërme, duke u vlerësuar në rreth 28 për qind e PBB. Bilanci i llogarisë së shërbimeve regjistroi një suficit prej rreth 74 milionë eurosh, ku shërbimet e udhëtimit kontribuuan përkatësisht me 83 për qind dhe 78 për qind, në eksportin edhe importin e shërbimeve. Rezultati neto pozitiv prej 63.2 milionë eurosh në llogarinë e të ardhurave, shënoi një rënie vjetore prej 14.6 për qind, ku kontributin kryesor e dha tkurrja e të ardhurave hyrëse nga puna. Të ardhurat nga investimet - kryesisht ato të portofolit - janë rritur me 11.4 për qind. Shkëmbimet tregtare gjatë periudhës korrik-nëntor 2008 u rritën me 15.4 për qind në terma vjetorë, duke arritur në 1,95 miliardë euro. Gjatë kësaj periudhe, importi dhe eksporti i mallrave shënoi një rritje vjetore prej përkatësisht 15.23 për qind dhe 16.09 për qind, dhe shkalla e mbulimit të importit nga eksporti rezultoi 25.3 për qind. Në qoftë se do të përjashtonim kontributin e kategorisë së lëndëve djegëse, rritja e importit dhe e eksportit të mallrave gjatë periudhës së mësipërme do të ishte përkatësisht 13.8 për qind dhe 15.2 për qind. Muaji nëntor regjistron një rënie të lehtë, në terma vjetorë, si në vlerën e importeve ashtu edhe të eksporteve. Kontributin kryesor e dha rënia e importit dhe e eksportit të lëndëve djegëse me përkatësisht 39 dhe 45 për qind, duke vijuar prirjen e muajve paraardhës. Rritjen më të lartë vjetore në vlerën e importit e regjistrojnë kategoritë: materiale të papërpunuara, makineri dhe pajisje, mallra të përpunuar, dhe pije dhe duhan. Në uljen e importit të lëndëve djegëse, gjykohet të kenë ndikuar kryesisht kushtet e favorshme klimaterike në vend. Përsa i përket eksporteve, kategoritë yndyrnat bimore dhe shtazore, lëndë djegëse, dhe pije dhe duhan, shënuan rënien më të lartë vjetore në vlerë. Ndërsa, rritje regjistruan eksportet e kategorive: produkte kimike, mallra të përpunuar dhe ushqime e kafshë të gjalla.
Email This Klikime: 15