E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi sa para do te marrin policet qe punojne larg baneses

TIRAN- Te gjithe punonjesit e policise te cilet punojne larg vendbanimit te tyre do te marrin nje shperblim te vete cilet punojne larg vendbanimit te tyre do te marrin nje shperblim te vecante nga 3 000 deri ne 15 000 leke ne muaj. Ky shperblim do te perfitohet pasi punonjesi i policise te kete depozituar nje liste te gjate dokumentesh.

Nderkohe vendimi i qeverise i cili ka hyre ne fuqi diten e djeshme parashikon edhe nje mase shperblimi nga 9 500 deri ne 18 500 leke te reja per bashkeshortet e efektiveve te policise qe detyrohen te shperngulen nga banesa. Me kete vendim qeveria synon qe te zgjidhe problemin e qindra efektiveve te policise te cilet shihen cdo dite kryqezimeve ne dalje te qyteteve dhe komunave te vendit duke ngritur gishtin e madh larte ne pritje te ndonje makine qe do ti dergoje ne shtepi.

Vendimi i qeverise e arsyeton shperblimin per punonjesit e qeverise ne forme kompensimi per rrugen qe ata duhet te kryejne nga vendbanimi ne vendin e punes. Keshtu sipas VKM-se punonjesi i Policise se Shtetit qe caktohet ne pune jashte vendbanimit te tij perfiton pagese per kompensim udhetimi nga 36 km deri 60 km ne masen 3 000 leke/muaj nga 61 km deri 100 km ne masen 5 000 leke/muaj nga 101 km deri 150 km ne masen 8 000 leke/muaj nga 151 km deri 200 km ne masen 10 000 leke/muaj mbi 200 km ne masen 15 000 leke/muaj.

Perfitimi i kesaj pagese do te vazhdoje deri ne ndryshimin e vendbanimit te punonjesit te policise qe nenkupton sistemimin me banese ne territorin e juridiksionit te komisariatit te policise apo drejtorise se policise se qarkut ne rrethin qender qarku ku punonjesi i policise eshte transferuar. Per te marre kete pagese punonjesit e policise duhet te dorezojne nje liste te gjate dokumentesh.

Ligji parashikon edhe nje pagese speciale per rastet kur punonjesi i policise transferohet per nevoja pune dhe per kete shkak bashkeshortja/i humbet marredheniet e punes. Ne rast se bashkeshortja/i nuk arrin te gjeje nje pune merr page nga shteti. Nese ka nje vjetersi pune nga 3 muaj deri ne nje vit paguhet me 50 te pages minimale ne shkalle vendi pra 9 000 leke. Ne rast se ka nje vjetersi pune ngas nje deri ne 10 vjet atehere merr 100 te pages mujore minimale ne shkalle vendi 19 000 leke.

Dhe kur bashkeshortja/i ka vjetersi ne pune mbi 10 vjet atehere ajo do te paguhet deri ne 100 te pages mesatare mujore te vitit te fundit te punes por jo me shume se 150 e pages minimale ne shkalle vendi. E perkthyer me shifra kjo do te thote nje page deri ne 18 500 leke te reja. Gjate kesaj periudhe bashkeshortja/i perfiton edhe vjetersi pune per efekt pensioni dhe kontributet derdhen nga policia.

Vendimi parashikon nje pagese te vecante edhe per rastet kur nje punonjes i vjeter policie shpenzon kohe duke trajnuar kadetet qe kane perfunduar periudhen e shkollimit ne shkollen baze te policise. Shuma e perfitimit eshte shtese mbi pagen mujore ne masen 40 leke/ore por jo me shume se 7 000 leke.

Sa kompensim perfitojne punonjesit e policise
Punonjesi i Policise se Shtetit kur caktohet ne pune jashte vendbanimit te vet perfiton
pagese per kompensim udhetimi

a Nga 36 km deri 60 km ne masen 3 000 leke/muaj

b nga 61 km deri 100 km ne masen 5 000 leke/muaj

c nga 101 km deri 150 km ne masen 8 000 leke/muaj

c nga 151 km deri 200 km ne masen 10 000 leke/muaj

d mbi 200 km ne masen 15 000 leke/muaj.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›