Tenderi i naftes bruto oferta ne Albpetrol per 30 mije ton

Nën prezencën e mediave dhe publikut të interesuar është zhvilluar tenderi i hapur për shitjen e 30 mijë ton naftë bruto. Tenderi i zhvilluar në Fier në ambientet e kompanisë Albpetrol, që është dhe shitës i kësaj sasie nafte ka njohur dy oferta dhe brenda pak ditësh pritet të shpallet dhe fituesi.
Hapja e ofertave është në afatet dhe përcaktimet ligjore për këtë lloj gare. Albpetrol kishte bërë më parë njoftime zyrtare dhe zhpallje publike për shitjen e naftës bruto.
“Sipas procedurës e kemi publikuar në internet, kemi bërë njoftimin zyrtar të shumë kompanive dhe sot, sipas afatit të caktuar, në orën fikse, me komisionin prezent janë paraqitur dy kompani, Tea Construction Petrol dhe New Petrol”- tha Pajtim Sulaj, kryetari i Komisionit te Vlerësimit të Ofertave.
Tanimë komisioni, pas verifikimit fizik të ofertave do të bëjë dhe vlerësimin e tyre. Ndryshimi i çmimeve të ofruara është i dukshëm.
“Njëra nga kompanitë ka ofruar mbi formulën që ne kemi parassjhikuar, një dollarë për fuçi, ndërsa kompania tjetër ka ofruar një shifër 15 dollarë për fuçi. Regjistrojmë të gjithë dokumentacionin sepse ka shumë rëndësi nqs nuk plotësojnë kushtet e tjera. Ne do të bëjmë kualifikimin ose skualifikimin pastaj do të shpallim fituesin”- tha Sulaj.
Kompania New Petrol ka ofruar çmimin 15 dollarë për fuçi, kundrejt një dollar të ofruar nga Tea Construction Petrol, çka dhe e bën ofertën rreth 3 milionë dollarë më të lartë se çmimi fillestar që kishte shpallur në tender Albpetrol. Pas pak ditësh pritet që të shpallet dhe fituesi në garën për blerjen e 30 mijë ton naftë bruto e nxjerrë nga nëntoka shqiptare.
Florian Papadhimitri