Miratohet buxheti 2010 sa rriten pagat dhe pensionet

Pensionet e qytetit rritja me 10 ne fshat me 7. Buxheti Berisha Mbeshtet rritjen ekonomike
Buxheti 2011 mbeshtet fuqishem infrastrukturen e re rrugore rritjen e rrogave te administrates dhe pensioneve ne qytet e ne fshat dhe krijon hapesire per reformat ne arsim dhe shendetesi si dhe fonde per zhvillimet teknologjike. Keshilli i Ministrave miratoi dje buxhetin e vitit 2011. Pjesa me e madhe e tij do te vihet ne dispozicion te infrastruktures rrugore si dhe do te vazhdoje rritja e rrogave dhe pensioneve. Lidhur me grandet per bashkite dhe komunat vetem 18 e tyre do te perdoren per fond pagash dhe 82 do te kaloje ne sherbim te qytetareve. Buxhet real sic tha Kryeministri qe adreson me se miri prioritetet e qeverise garanton ruajtjen e stabilitetit makroekonomik si dhe mbeshtet fuqishem rritjen ekonomike. Infrastruktura ze vend kryesor ne buxhetin me te pakten 1 miliard dollare gjysma e te cilave shpenzohen ne rruge. Krahas rrugeve kombetare me prioritet trajtohen edhe rruget rurale. Berisha e vleresoi projektin si realist dhe qe mbeshtet fuqishem rritjen ekonomike. Rruget - theksoi Kryeministri - do te jene perparesia kryesore duke u perqendruar kryesisht te tuneli Tirane ndash Elbasan Rruga e Arbrit dhe rruget e tjera kombetare. Por ky projektbuxhet parashikon rritjen me te madhe ne historine e vendit per pensionet dhe pagat. Pensionet ne fshat rriten deri ne 10 ne qytet deri ne 7 dhe rrogat deri ne 10.
Buxheti do te mbeshtese fuqishem rritjen e pagave dhe pensioneve. Ne menyre te pandalshme ne vazhdojme te mbajme si shtylle kryesore te programit tone qeverises rritjen e pagave dhe pensioneve. Kjo rritje do te jete ne vlere reale me e madhja ne tere historine. Do te rriten pensionet ne fshat me 10 per qind ne qytet me 5-7 per qind do te rriten pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 per qind. Po te kemi parasysh se keto perqindje jane mbi paga dhe pensione te dyfishuara keto perbejne rritjen me te madhe te pagave e pensioneve ne historine e vendit - deklaroi z. Berisha. Mbeshtetje e fuqishme garantohet per arsimin shendetesine projektin e qeverise per Shqiperine dixhitale. Per sa i takon kesaj te fundit z. Berisha dje vuri ne dukje se po ecet drejt lancimit te tenderit per internet ne bande te gjere cfare do te thote se brenda ketij mandati do tu ofrohet familjeve shqiptare internet ne shtepi me fuqi 100 megabajt. Njerezit ne nevoje trajtohen me vemendje ne projektin e ri per buxhetin 2011.
Buxheti do te mbeshtese fuqishem reformat ne shendetesi dhe arsim. Rritet ndjeshem buxheti per arsimin e larte rritet buxheti ne te gjitha ciklet e arsimit. Do te shkohet drejt mekanizmit te ri financiar por do te jete viti 2012 qe do te percaktoje hyrjen e tij ne fuqi.
Reforma ne shendetesi do te kete te gjithe mbeshtetjen e nevojshme qe ne elementet me kryesore te zbatohet gjate vitit qe vjen. Eumlshte bere nje pune shume e rendesishme ne kostifikimin e protokolleve qe eshte kushti kryesor per reformen e sistemit mjekesor spitalor. Po punohet per nje riorganizim teresor te sherbimit paresor ne menyre qe qytetareve shqiptare tu ofrohen sherbimet me te mira - u shpreh z. Berisha. Gjate zbardhjes se zerave te buxhetit Kryeministri njoftoi se do ti kushtohet vemendje e posacme menyres se perdorimit te grandeve nga pushteti lokal. Faktet flasin per abuzim me te pakten 82 te fondeve ne forme grandi. Sistemi i drejtesise dhe institucionet e pavarura mbeshteten nga buxheti i ri. Kryeministri tha se nuk ka shkurtim buxheti per to. Po keshtu politikat mjedisore ushtria diplomacia apo dhe Policia e Shtetit trajtohen me vemendje ne projektbuxhetin e ri per vitin 2011.
Projektbuxheti 2011 mbeshtet
- rritjen ekonomike per vitin qe vjen
- mbeshtet teresisht perparesite e programit te qeverise se pari infrastrukturen me mbi 80 miliarde leke investime nga te cilat 50 miliarde jane percaktuar per sistemin rrugor te vendit
- rritjen e pagave dhe pensioneve ne fshat me 10 per qind ne qytet me 5-7 per qind pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 per qind
- mbeshtet reformen ne shendetesi qe ne elementet me kryesore te zbatohet gjate vitit qe vjen
- angazhon fonde te medha per thellimin dhe vendosjen e sistemit me te mire te takses dixhitale te regjistrit dixhital te tokes te sistemit shendetesor dixhital te transaksioneve elektronike dhe e-bank
- garanton mbeshtetjen me te fuqishme per fermerin shqiptar. Krahas projektit kombetar te ullirit do te mbeshtetet edhe projekti i ri i 5 drureve frutore arres bajames lajthise geshtenjes dhe sheges
- synon qe nga fundi i vitit 2011 pas identifikimit te cdo qytetari ne mjerim te mbeshtese skemen e nxjerrjes se tij nga varferia ekstreme
- percakton se thesari do te levroje per paga sigurime shoqerore dhe personel gjithsej 18 per qind te grandit per pushtetin vendor ndersa 82 per qind e grandit do te shkoje per qytetarin per rruge kanalizime kopshte shkolla dhe transport publik.
- mbeshtet te gjitha politikat mjedisore dhe te zhvillimit te qendrueshem te mjedisit
- mbeshtet konservimin dhe zhvillimin e metejshem te trashegimise kulturore te vendit
- mbeshtet mbrojtjen dhe modernizimin e ushtrise shqiptare
- mbeshtet diplomacine shqiptare Policine e Shtetit dhe sistemet e saj.
Vendoret Berisha Kujdes parate e taksapaguesve
Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga ligjvenesit qe te tregojne kujdesin maksimal per parate e taksapaguesve sepse ata paguajne taksat dhe ato perfundojne ne xhepat e zyrtareve ne paga e te tjera por ne menyre te pamerituar. Une jam per rritjen e rrogave dhe e mbaj kete si politike konstante por ti shnderrosh bashkite e komunat ne ndermarrje punesimi eshte absolutisht e papranueshme ndaj ky buxhet percakton se thesari do te levroje per paga sigurime shoqerore dhe personel gjithsej 18 per qind te grandit ndersa 82 per qind e grandit do te shkoje per qytetarin per rruge kanalizime kopshte shkolla dhe transport publik. Une shpresoj zoti minister se e informove publikun se ajo qe po ndodh ne Tirane eshte absolutisht e patolerueshme eshte cnjerezore gjer ne palce - deklaroi z. Berisha.
Buxheti per infrastrukturen 1 miliard dollare
Buxheti mbeshtet teresisht perparesite e programit te qeverise dhe keto perparesi jane se pari infrastruktura me mbi 80 miliarde leke pra rreth 1 miliard dollare qe do te jene investime ne rruge ujesjelles kanalizime sisteme kullimi shkolla qendra shendetesore ne bujqesi ne forme subvencionesh. Nga keto 50 miliarde leke jane te percaktuara per sistemin rrugor te vendit. Rruget kane qene e mbeten perparesi madhore e kesaj qeverie. Pra 500 milione dollare do te investohen ne rruge dhe jane te shperndara ne akset kombetare dhe ato rurale. Por perqendrim total dhe perparesi absolute eshte tuneli Tirane ndash Elbasan tunel i Boshtit te Jugut dhe i Korridorit te 8-te. Ky tunel do te kete nje impakt shume te madh per te gjithe Jugun dhe Juglindjen e Shqiperise do te kete nje impakt shume te madh per kryeqytetin pasi e afron me keto zona te fuqishme bujqesore dhe prodhuese sikunder afron keto me tregun me te madh te vendit qe eshte tregu i kryeqytetit. Gjithashtu do te vazhdoje ndertimi i rrugeve te tjera kombetare do te ecet drejt Boshtit te Jugut drejt Beratit si segmenti i dyte i rendesishem pas tunelit po ashtu drejt Vlores Tepelenes Konispol ndash Sarande Rruga e Arbrit perparesi tjeter madhore do te tenderohet tuneli i Bulqizes dhe sapo te finalizohet projekti edhe tuneli i Qafe-Murrizit. Krahas ketyre akseve me projektet e ketij viti do te lidhen me akset kombetare se paku 41 komuna te vendit. Kemi gjithsej 91 komuna te palidhura me akset kombetare pra imagjinoni si udhetojne ata. Kete vit ne do te bejme qe 41 prej tyre ne mbare vendin te lidhen me akset kombetare.