Oferta e mazhorances PS te propozoje Avokatin e Popullit

Topalli Kushti jo pjese e vendimeve politike para 90-s. Propozimi debate edhe ne Konferencen e Kryetareve
Partia Demokratike i ofron Partise Socialiste te propozoje emrin e kreut te ri te Avokatit te Popullit. Oferta eshte bere publike dje nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ajo tha se propozimi vjen pas konsultimeve te bera me kryetarin e mazhorances njekohesisht Kryeministri Sali Berisha. Kryeparlamentarja ka pershendetur me tej edhe deklaraten e Bashkimit Evropian se te drejtat njeriut jane parime per te cilet duhet te punohet cdo dite. Oferta e demokrateve eshte diskutuar edhe ne Konferencen e Kryetareve. Kreu i ligjvenesve socialiste Gramoz Ruci nuk e ka mirepritur propozimin e bere nga kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi. Sipas tij mazhoranca ben nje propozim te tille pasi nuk ka numrat.
Konferenca e Kryetareve
Konferenca e Kryetareve e mbledhur pasditen e djeshme eshte shoqeruar me diskutime lidhur me propozimin e mazhorances per zgjedhjen e kreut te ri te Avokatit te Popullit. Demokratet kane propozuar qe opozita te propozoje emrin e ri. Ju ftojme te propozoni emrin e Avokatit te Popullit dhe ne e votojme ne seance - mesohet te jete shprehur Patozi. Por deklarata e tij nuk eshte mirepritur nga homologu Ruci. Sipas tij mazhoranca ben nje oferte te tille vetem se nuk ka shumicen e cilesuar per te votuar Avokatin e Popullit.
Oferta e mazhorances
Kryeparlamentarja Topalli beri publike oferten e mazhorances sipas se ciles opozita te propozoje emrin e kandidatit per Avokatin e Popullit ndersa ka pershendetur deklaratat e BE-se lidhur me mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Jam ketu per te pershendetur deklaraten e delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi te bere publike dje. Ndaj te njejtin mendim me misionin e Komisionit Evropian ketu ne Tirane se principet e demokracise te drejtat e njeriut jane baze per te cilat ne duhet te punojme cdo dite dhe cdo ore dhe pikerisht ne raport me kete princip themelor mbi te cilin ngrihet dhe funksionon demokracia ne Shqiperi pasi jam konsultuar me kryetarin e mazhorances kam marre nje oferte te re nga zoti Berisha per tia percjelle Partise Socialiste dhe opozites - tha Topalli. Me kete propozim mazhoranca i jep opozites te drejten qe te kete nje nder organet kushtetuese me te rendesishme Avokatin e Popullit. Nje gje te tille ia kam bere te ditur kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste qe ne menyren me urgjente te propozojne emrin qe deshirojne sipas ligjit ne menyre qe opozita te marre kreun e organit kushtetues te Avokatit te Popullit - deklaroi ajo. Kryeparlamentarja ka ritheksuar Kushti i vetem eshte qe emri i propozuar te mos kete qene pjese e proceseve gjyqesore politike gjate diktatures dhe te mos kete pasur probleme me dhunimin e te drejtave te njeriut gjate ketyre 20 viteve. Sipas saj oferta eshte shume serioze.
Avokati i Popullit PS refuzon oferten
Partia Socialiste refuzon oferten e mazhorances per te propozuar emrin e ri te Avokatit te Popullit. Deputeti i PS-se Saimir Tahiri i pyetur pas mbledhjes se grupit parlamentar socialist pohoi se pazari nuk eshte oferte per PS-ne. Oferta e znj. Topalli ne fakt eshte njekohesisht edhe shenje e deshperimit te pushtetit te Sali Berishes per te ndaluar me cdo kusht transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pazari i pushteteve nuk eshte oferte per Partine Socialiste. Partia Socialiste ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje ne menyre konstante dhe te qendrueshme transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit si menyra me e mire per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te ardhmen - deklaroi ligjvenesi socialist. Avokati i Popullit prej rreth nje viti tashme nuk ka nje drejtues. Detyren e lene nga Dobjani po e ben Avokati i Popullit ne detyre Riza Poda. Per votimin e kreut te ri te Avokatit te Popullit duhet shumice e cilesuar pra 84 vota cka e ben te domosdoshem bashkepunim mes mazhorances dhe opozites per te votuar per kete post.