Kushtetuesja PS ne Kuvend per dekretet e Topit

PS ndryshon qendrim Do te votojme emrat e Topit. Tahiri Ne Kuvend vetem per Kushtetuesen
Grupi parlamentar i Partise Socialiste do te votoje ne Kuvend dekretet e Presidentit Topi per anetaret e Gjykates Kushtetuese ne cdo moment qe ato do te futen ne seance plenare. Edhe pse pas perfundimit te mbledhjes u fol se Partia Socialiste do te marre pjese ne Kuvend sot vetem per 60-minuteshin e diskutimeve te lira nga burime brenda selise roze mesohet nje mundesi tjeter. Keshtu mund te flitet edhe per nje lloj skenari te pergatitur nga opozita duke bere nje surprize me votimin e dekreteve. Kjo mundesi perforcohet edhe me shume nga pozicionimi jo i qarte i LSI-se ne lidhje me kete ceshtje gje qe mund ta beje opoziten ne pozita me te favorshme ndaj mazhorances. Kjo sjellje e Partise Socialiste duket se nuk eshte shume e rralle dhe ka pasur pervoja te meparshme jo te pakta. Mjafton te kujtojme vetem tryezen e pare te partive politike per reformen zgjedhore ku Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama e kundershtuan me force ate dhe siguruan mospjesemarrjen. Por ne te vertete u be e kunderta pasi ne te z. Rama jo vetem qe ishte pjesemarres por edhe dorezoi nje draft me propozime tek Kryeministri Berisha per hetim te pakufizuar te zgjedhjeve te kaluara ky i fundit i refuzuar nga mazhoranca. Por nga ana tjeter duke marre ne konsiderate deklaratat e meparshme te kreut te grupit parlamentar Gramoz Ruci mund te themi se nuk do te votohet per keto dekrete dhe per asnje ligj ne Parlament pasi me pare pritet nga opozita hetimi i zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Megjithese per tu nenvizuar eshte fakti se pyetjeve te gazetareve per pjesemarrje te PS-se ne Kuvend deputeti Saimir Tahiri i cili foli pas perfundimit te mbledhjes se grupit parlamentar iu pergjigj ne menyre pozitive. Nga kjo panorame mund te kuptojme se nga keto dy qendrime ai skenar i Partise Socialiste per votim ndaj dekreteve te Presidentit Topi mund te jete me te vertete i realizueshem por nga ana tjeter ekziston edhe mundesia e qendrimit te saj vetem per diskutim te lire dhe me pas largimin nga salla e Kuvendit gje e cila tashme eshte bere e perhershme per opoziten. Gjithsesi cdo gje pritet te ndodhe sot ne Parlament ku pervec kohes se diskutimeve te lira mund te vendoset edhe per kandidaturat e Presidentit te vendit Bamir Topi per anetaret e Gjykates Kushtetuese. Keto tri kandidatura te dekretuara nga kreu i shtetit u rrezuan ne Komisionin e Ligjeve nga deputetet e mazhorances. Keta te fundit vendosen ti propozonin Kuvendit mosdekretimin per kater kandidatet e dekretuar nga Presidenti Topi per ne Gjykaten Kushtetuese nderkohe qe duke perfituar edhe nga mungesa e pozicionimit te qarte te LSI-se ne lidhje me kete ceshtje PS mund te votoje ne Kuvend per dekretet. Megjithate ky ndryshim qendrimi do te ndodhe nese ne rend te dites do te jene te perfshira dekretet e kreut te shtetit. Nese kjo e fundit behet e mundur atehere ky debat per anetaret e Gjykates Kushtetuese pritet te ndeze jo pak perplasjen mes shumices e opozites.
Gjykata Kushtetuese shtyhet votimi i kandidateve
Kuvendi shtyn votimin e kandidateve te dekretuar nga Presidenti Bamir Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese. Edhe pse tashme kane perfunduar seancat degjimore por dhe degjimi i relacioneve ne Komisionin e Ligjeve burime nga Konferenca e Kryetareve pohuan per gazeten se votimi i Artan Hoxhes Fatmir Hoxhes Edlira Jorgaqit dhe Adrian Lekes nuk eshte sot ne rendin e dites. Shkak per kete shtyrje sipas te njejtave burime eshte bere mosdorezimi ne kohe i relacioneve tek Kryetarja e Kuvendit. Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar seanca te gjata degjimore me kandidatet e dekretuar nga kreu i shtetit per anetare te Kushtetueses. Nderkohe qe diten e hene eshte zhvilluar edhe nje seance per degjimin e kater relacioneve te pergatitura nga ligjvenesit demokrate. Sipas ketyre relacioneve i propozohet Kuvendit qe te jape pelqimin vetem per kandidatin Fatmir Hoxha aktualisht kreu i gjykates se rrethit te Shkodres dhe te rrezoje kandidaturat e Edlira Jorgaqit Adrian Lekes si dhe te Artan Hoxhes. Socialistet ne Komisionin e Ligjeve kane votuar kunder ketyre relacioneve nderkohe qe deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim njekohesisht nenkryetar i Kuvendit Nasip Naco ka votuar pro. Nderkohe sot ne rend dite pritet te jete votimi i kandidateve per komisionere prane Avokatit te Popullit Florina Tegu Nuni Artur Lazebeu Alma Vokopola Anila Nepravishta Sotiraq Nushi dhe Arben Shkembi si dhe per tre anetaret e rinj te Komisionit te Sherbimit Civil. Emrat e propozuar per KSHC-ne jane Pellumb Beqiraj Fatmir Tafaj Pjeter Beleshi Ramiz Coba Faik Sula dhe Manushaqe Hilej. Ne seance pritet edhe votimi i raportit trejavor te punimeve te Kuvendit i cili eshte miratuar dje ne Konferencen e Kryetareve.