Leter nga ferri per mbrojtesit e Piramides
Te dashur bijte e mi komuniste e socialiste
Po ju shkruaj ne kete nate te erret e te ftohte plot squfur perreth nga pertej ferrit totalitarist ne prezencen e Presidentit te pergjithshem te federates Djalli i Kuq Belzebu-ne luciferit Hitler me shokun Mao Lenin e Pol Pot etj. Po keshtu kam afer keshilltaret e mi te devotshem jugosllav Miladinin e Dushanin. Per ata qe se kane kuptuar une jam Enveri. Me keni munguar shume bijte e mi. Ma kane munguar shume planet 5 vjecare kuotat e Lenka Cukos sabotimet e ndryshme te Kadriut perpunimet e sigurimit te Llambi Peqinit me demek te kisha vrare nje kryeminister tjeter te kisha vrare e ca mijera tjere per te qene ne rregull me ndergjegjen. Ilacet me cianur nuk me bejne efekt. Ndergjegjja komuniste ndash me thote shpesh shoku Stalin ndash duhet pastruar me gjak kulakesh e agjentesh te imperializmit. Une i besoj atij si gjithmone. Te kisha dale edhe njehere andej nga pylli i Spacit per te pare ata derrat liberale. Ndonjehere ndihem vetem pa keshillat e zeza te Nexhmijes. Sepse sa per ngrohtesine e familjare dhe seksuale nuk eshte se e kam pasur shume. Maksimumi ndryshoja partner sa here kishim ndonje plenum partie. Prishesha shpejt sepse isha tip emocional. Emocionohesha perpara te bardhes duke e nxire.
Pertej ketyre ndjesie personale kam dicka tjeter qe dua tju them. Meqenese lexojme perdite shtypin roze majtist mesova lajmin e hidhur se mauzoleu im ne forme piramidale aq i bukur do te prishet. Ky Berisha po ma luan nenen. Si nuk mu nda more shoke. Edhe piramiden do ta rrezoje. Kam peng te madh ne shpirt qe se perdora si djep te madheshtise te Nenes Parti. Nuk e lashe per dreq me testament. Shoku Ramiz e Nexhmija ma shprehen kete deshire ne seancat spirituale qe me bejne sa here me ca te rinj te nomenklatures ne PS. E aprovova mbas vdekjes ndonese nuk e shijova. Lexoj se do te prishet per te ndertuar aty Parlamentin e ri modern ne kuader te 100 vjetorit te Shqiperise. Nuk e di pse e duan kaq modern Dhe pse ne 100 vjetorin. Partia ka vetem 50 vjet qe gjalloi e beri elektrifikimin. Ne kohen time ai qe konsiderohet si Kuvend i vjeter nuk eshte se sherbente shume. Mjaftonte mbledhja e Komitetit Qendror te Partise dhe ajo pune e kishte pastaj. Cjane keto formalizma demokratike. Populli eshte partia dhe partia eshte populli. Uniteti na mban gjalle. Apo jo
Si do qe te shkoje puna me behet qejfi qe ka ende njerez te popullit opozitar per popullin shqiptar qe me mbrojne kujtesen aq me zell dhe sa here them cfare te mire u kam bere ketyre Se mbaj mend as vete. E cuditshme. Nder te tjera me pelqeu shume i biri Kristaqit Edi Rama. Kishte filluar andej nga 90 te me urrente por me pas shoket me thane se ashtu ishte filmi duke me shkelur syrin. Une e kuptova. Pastaj kur i thame pak pushtet filloi e rikthye ne gjirin e familjes komuniste. Si cdo totalitarist edhe ai ka ne gjenome nje proteine mazokizmi. Keshtu jane kete pune dashuri dhe urrejtje. E mbaj mend kete djale te mire sidomos kur me lustronte bustin me aq dashuri e perballim teksa i ati firmoste ca letra qe i vinin nga gjykata per nje fare poeti me emer Havzi i cili sot gjendet lart ne qiellin e parajses.
Mirepo per tu treguar i sinqerte jo vetem Rama me ka mallengjyer por edhe tere blloku mediatik i yne per menyren sesi po me mbrojne piramiden. Te sofistikuar jane bere qeneria me aurone e dalai-lame. Nje dite nga keto dite po flisja me nje faraon nga Egjipti nje qe ia thone emrin Keops i cili na ka paska nje piramide si prone familjare. Ky me thoshte mua se nuk ke bere aq shume skllever ne vendin tend sa mund te benin mbrojtjen dhe ruajtjen e shtepise se fundit. Mund edhe te kete te drejte egjiptiani Keops. Ndonese une u mundova shume te skllaveroja sa me shume mendje e shpirtra me frike e injorance. Por prape spaska qene e mjaftueshme. Ju pergezoj bijte e mi per investimin qe keni marre persiper ne mbi toke se ketu ne nentoke kendellem si protagonist i dites.