E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet buxheti i rritjes së pagave - dokumenti ambicioz merr mbështetjen unanime të parlamentarëve

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmë me 75 vota ‘pro’, projektligjin për buxhetin e vitit 2010. Pas diskutimeve për nene të veçanta të këtij ligji, është kaluar në votim të përgjithshëm, dhe deputetët e Parlamentit shqiptar kanë votuar në union ‘pro’ dokumentit ambicioz konfirmon Shqipërinë si vend. Ndërsa kryetarja Topalli ka falënderuar deputete dhe ka shtuar se ky është një ndër ligjet më të rëndësishme që Kuvendi kalon për votim gjatë një viti. Siç edhe është bërë zakon tashmë, opozita nuk ka qenë e pranishme në asnjë nga diskutimet e buxhetit të vitit 2010. Vendimi për bojkotin e parlamentit, e vetëpërjashtoi këtë forcë politike që të merrte pjesë në diskutimet e gjata dhe në nenet e caktuara të dokumentit ambicioz për vitin e ardhshëm. Si asnjë herë më parë, opozita në vend tregoi se nuk është e interesuar për interesat dhe kërkesat e përfaqësuesve të saj elektoralë, për sa kohë nuk mori pjesë dhe nuk parashtroi asnjë qëndrim në diskutimet parlamentare për buxhetin e vitit 2010. Buxheti i miratuar për vitin 2010 është 411 miliardë lekë, pra 600 milionë lekë më shumë se buxheti 2009. Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i fokusuar në disa shtylla. Investimet në infrastrukturë të cilat pritet të jenë pjesa kryesore e investimeve publike ne buxhet. Rritje të pagave dhe pensioneve dhe aplikimin e një skeme të re të ndihmës ekonomike, janë një tjetër përparësi e buxhetit të radhshëm. Gjithashtu, do të ketë përshpejtim të investimeve në sektorin e bujqësisë, një prioritet ky i ri politikat buxhetore të qeverisë.
Pa harruar dhe vijimin e politikave investuese në infrastrukturën rurale përmes granteve konkurruese, në infrastrukturën rrugore, në ujësjellësa, shkolla etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›