E Diel, 1 Nëntor 2026

Tempulli i demokracisë evropiane fton sërish opozitën të zërë vendet në parlament

Kryeministri Berisha përshëndet në parlament miratimin e rezolutës së Strategjisë së  Zgjerimit të BE

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti dje në parlament miratimin e strategjisë së zgjerimit të BE, me vendet e Ballkanit perëndimor, Turqinë dhe Islandën.
Kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se “sërish tempulli i demokracisë evropiane fton opozitën shqiptare të zërë vendet në parlamentin e vendit”. “Parlamenti europian thekson se kjo mazhorancë ka vullnet të hekurt, ka inteligjencën e mjaftueshme ka predispozitën e plotë për t’i dhënë opozitës hapësirën më të madhe të mundshme të merituar, për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit, në kuadrin e institucioneve të një vendi demokratik”, u shpreh kryeministri.
Berisha nënvizoi se vendi ia doli që të zhvillojë zgjedhjet më të mira në historinë e saj, të cilat u vlerësuan maksimalisht edhe nga institucionet ndërkombëtare.
“Zgjedhjet, sipas OSBE/ODHIR plotësuan standardet kryesor të OSBE dhe për të cilat nuk pati asnjë të dhënë për manipulim rezultati, nuk pati asnjë të dhënë për numërim të parregullt, zgjedhje të cilat u përshëndetën nga asambleja parlamentare e OSBE, asambleja parlamentare e NATO, asambleja parlamentare e KE, PE, përfaqësues të lartë të kongresit të SHBA”, deklaroi Berisha. Shefi i ekzekutivit iu referua dhe protestave të opozitës, duke theksuar se Edi Rama kërkon të heqë gurët e themelit të sistemit demokratik. “Është sot, opozita e vetme në rrugë, opozitë e rrugës, kërkon sot as më shumë e as më pak, t’i heqë gurin e themelit këtij sistemi duke treguar se është një kopje e atit të tij shpirtëror. Ky zotëri sot kërkon që unë dhe ai të vendosim të zhbëjmë vendimin e gjykatës së Apelit për zgjedhjet të cilat u miratuan me konsensus. Ky zotëri kërkon që të dy, unë dhe ai kemi rënë dakord që këto zgjedhje të vlerësohen nga komisionet lokale të votimit, kemi rënë dakord që të vlerësohen nga komisionet zonale, kemi rënë dakord të vlerësohen nga komisioni Qendror i zgjehdjeve. Të gjitha këto instanca varen nga unë dhe ai, dhe ramë dakord të dy palët të pranojmë gjykatësin. Në rast kundërshtirash t’i drejtohemi gjykatësit, siç është norma dhe standardi në të gjithë botën. Përcaktuam dhe gjykatën, përcaktuam rregullat, por kishte një ndryshim, ishte se kodin e hartoi ai. Nuk e hartova unë, nuk shkruajta unë që rinumërimi bëhet vetëm kur ka kundërshtim për rinumërim, ai e solli këtë parim por nuk mund të sillte parim tjetër, sepërndryshe do të ketë perpetua mobile për nuëmrim”, tha kryeministri Berisha.
Më tej, Berisha shtoi se në kohën kur në Shqipëri po shënonte fundin regjimi komunist u organizuan anti mitingje nga ata që pak ditë më parë dirigjuan protestat e Edi Ramës, nga nomenklatura e vjetër komuniste. “Ka një dokumentar, ku do të shihni se mitingun funebër e drejtonin,  Xhelil gjoni, jo i riu por i vjetri, se mitingun funebër e drejtonte Gjinushi i diktaturës, Namik dokle, ati biologjik i Edi Ramës, e drejtonin pikërisht, të jem i hapur me ju, këta dhe baballarët e tyre”, tha kryeministri, duke shtuar se “e rikthyen Murin, por sërish shqiptarët nuk humbën besimin tek mundësia për tu bërë të lirë dhe më 8 dhjetor një grup studentësh të universiteteve të tiranës, dolën në rrugën e Tiranë u përballën me një trimëri, legjendë e guximit njerëzor dhe e gjunjëzuan atë”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›