E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e Ramës mbajnë zi pas ekstradimit të Aldo Bares, në panik u qajnë hallin kushteve të tij të paraburgimit

Ekstradimi nga Turqia i të shumëkërkuarit, Aldo Bare, apo i njohur si Alfred Shkurti, shënoi një nga sukseset e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar. I arrestuar në Turqi dy vjet më parë, vetëm dy ditë më parë, mbi të shumëkërkuarin rëndojnë një mal me akuza të rënda, duke filluar nga vrasjet makabre që llogariten afro 20 të tilla e deri te trafiqet e qenieve njerëzore dhe drogës. 
Ajo që u përcoll dhe iu servir publikut si një sukses në luftën kundër krimit, për mediat e majta dhe të njohura si të afërta me kryesocialistin Edi Rama, nuk u përkthye si e tillë. Më herët, mediat kanë raportuar për lidhjet e Aldo Bares me krerët më të lartë të PS-së. Jo vetëm emri i Arta Dades apo Erion Braçes, por edhe emri i kryesocialistit Edi Rama, raportohet si i lidhur shkurt më bandën e Lushnjes.
Nga ky backgroun, duket se vetë “redaksia” që kontrollon hipotekën mediatike të Edvinit ka ndërhyrë dhe ato nuk pasqyruan ekstradimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare. Klika mediatike ra pre e kërcënimeve të Edvinit, i cili urdhëroi zi në faqet e rëndësishme të gazetave. Në vend të raportimeve për krimet e Aldo Bares dhe zbardhjet e bisedave ku shfaqen rëndom emrat e drejtuesve socialistë, mediat i qanë hallin Alfred Shkurtit, duke u marrë më shumë me kushtet në të cilat ai ishte ekstraduar si dhe rreziku që pati motra e Alfred Shkurtit, se mos kalonte infarkt, kur dëgjoi për lajmin e “tmerrshëm” të ekstradimit. Nuk merret vesh ç’është më e tmershme, pasioni i medave të Edvinit për kriminelët, apo droja e vetë këtij të fundit, se mos Aldo Bare vendos së fundmi të thotë ndonjë grimcë nga përfaqësimi i tij shumëvjeçar si krahu i armatosur i bandës mafioze me emrin partia e Edvin Ramës.
Aldo Bare, dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda/Miku i politikanëve të majtë, Aldo Bare, i akuzuar si kreu i Bandës se Lushnjës, u përball dje me gjykatësit shqiptarë të cilët e njohën me masën e sigurisë “burg pa afat” që ishte vendosur ndaj tij. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca për komunikimin e masës se sigurisë, përmes të cilës i akuzuari si kapobanda i Bandës së Lushnjës është njohur me të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Gjyqtari Klodian Kurushi e njohu Baren me numrin e madh të akuzave që rëndojnë mbi të duke filluar nga krijimi i organizatës kriminale, në më tepër se 20 vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.
Nën masa të forta sigurie ai u transportua nga burgu 313 përmes tunelit që lidh këtë burg me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Mësohet se seanca ka zgjatur vetëm 15 minuta dhe vete Alfred Shkurti nuk ka deklaruar asgjë më shume se sa gjeneralitetet e tij. Bares i është caktuar një avokat shteti, pasi vetë ai nuk kishte pranuar të mbrohej.
Aldo Bare u arrestua nga policia turke në Ankara më 25 mars të vitit 2006 dhe në përfundim të procedurave u ekzekutua vendimi i ekstradimit për në Shqipëri. Aldo Bare, apo Alfred Shkurti, aktualisht po gjykohej në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasje, vjedhje dhe trafik droge.
Ndërkohë Aldo Bare, njihet edh për lidhjet e tij të forta me politikanë e drejtues të lartë të PS-së. Emrat e Edi Ramës, Erion Braçes, etj., kanë dalë si të implikuar për lidhej me Aldo Baren, nga bisedat telefonike të përgjuara, nga policia italiane, që eksponenti i Bandës së Lushnjës, ka zhvilluar me bashkëpunëtorët e tij. Aldo Bare, njihet edhe për lidhje me deputeten e PS-së, Arta Dade, e cila është bërë edhe kopertura e tij, përballë aksioneve të mundshme të policisë, për arrestimin e Aldo Bares.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›