E Shtunë, 31 Tetor 2026

"OJQ-te vezhguese, jo te regjistruara"

Rreth 3.000 vezhguesit vendore te prezantuar dy dite me pare bujshem se do te monitorojne zgjedhjet, nuk jane ligjerisht te regjistruar per te kryer funksionin e tyre. Perfaqesuesi i PD-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti tha dje se ende ne kete komision, nuk jane dorezuar shkresat e rregullta per te qene zyrtarisht vezhgues zgjedhore. "Dokumentacioni qe do te paraqitet prane KQZ-se, eshte i rendesishem te jene ne baze te ligjeve ne fuqi", u shpreh ai. Sipas Kosovrastit ne rast se dokumentacioni do te jete serish i gabuar, ku drejtor i bordit te "Mjaft" te figuroje serish Erjon Veliaj, atehere nuk mund te jete nje organizate apo shoqate e paanshme qe te vezhgoje procesin zgjedhor ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›