E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit,17 janar-17 mars 2011

Miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit nga Konferenca e Kryetarëve. Konferenca e Kryetarëve miratoi programin dhe kalendarin e paraqitur, duke e kaluar për miratim në seancën e radhës plenare.
 

Ditën e sotme, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ku të pranishëm ishin nënkryetarët e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare si dhe Kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare.
 

Gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me programin si dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-17 mars 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›