E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Duhej ta kishim shkelur Liveproolin

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se ata duhej të kishin fituar me rezultat shumë më të lartë ndaj Liverpoolit në ndeshjen e djeshme në kuadër të Kupës FA.

United arriti të shënojë fitore minimale në këtë takim falë një penaltie të shndërruar në gol nga Ryan Giggs.

“Është mrekulli që ishte vetëm 1-0. Por ndonjëherë, kur një ekip është me 10 lojtarë, fitoni atë qasje elastike. Ne duhej t`i kishim dërguar ata në shtrat në pjesën e dytë dhe do të mund të kishin qenë tre ose katër (gola)”.

“Por gjithçka mund të ndodhë kur jeni vetëm 1-0. Kupa FA është e shoshitur. Newcastle kishte një avantazh të arsyeshëm kundër Stevenage, por dikush godet nga largësia dhe qëllon kokën e mbrojtësit. Dhe e gjithë ndeshja ndryshon. Fatmirësisht, neve nuk na ndodhi diçka e çmendur sot që do të mund të na shkaktonte turpërim”, ka thënë Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›