Miratohet ligji për buxhetin e vitit 2010
Me tone mjaft të ashpra kryeministri Sali Berisha i është drejtuar kreut të opozitës pas ultimatumit lidhur me hapjen e kutive të votimit brenda një afati kohor 10 ditor të vënë nga Edi Rama. I palëkundur në qendrimin e tij për të respektuar vetëm shtetin ligjor, kreu i qeverisë deklaroi nga foltorja e Parlamentit se kryesocialisti po kërkon të heqë gurin e themelit të sistemit demokratik në vend, duke e bërë atë përgjegjës të drejpërdrejtë në rast të dhunimit të ligjit.
Duke pranuar se në interes të prosperitetit të vendit i është dashur të bëjë kompromise me kundershtarin e tij, përpara deputetëve të maxhorancës, kryeministri Berisha deklaroi se kishte pranuar çdo kusht dhe propozim të vënë nga kryesocialisti në hartimin e Kodit Elektoral dhe përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore të 28 qershorit.
Por në fjalimin e tij kreu i qeverisë ishte tepër i ashpër ndërsa iu drejtua Edi Ramës pas akuzave dhe shpifjeve që sipas tij kreu i opozitës ka bërë në adresë të familjes dhe mbesave të tij, duke e quajtur atë armik patologjik të familjes.
I vendosur në luftën zero tolerancë ndaj aleancave punisto-mafioze, zoti Berisha i rikujtoi kreut të opozitës lidhjet që sipas tij, ky i fundit ka me botën e krimit.
Deklarat e kreut të qeverisë vijnë në një kohë kur opozita mbetet e vendosur në bojkotin e saj deri në hapjen e kutive të votimit, në të kundërt ajo ka paralajmëruar protesta masive dhe zgjedhje të parakohshme.