E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bare në Gjykatë njihet me masën e arrestit

Ish-Kreu i Bandës së Lushnjes, i cili u ekstradua ditën e djeshme në Shqipëri Aldo Bare është përballur për herë të parë me drejtësinë Shqiptare pas 7 vjetësh. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Bare u njoh me masën e sigurisë dhe rivlerësimin e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave. Gjyqtari Klodian Kurushi ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për Alfred Shkurtin ose të njohur ndryshe si Aldo Bare. Gjatë seancës mësohet se Bare nuk ka lëshuar deklarata. Një nga eksponentët më të lartë kriminalë, i cili akuzohet për më shumë se 20 vrasje dhe krime të tjera u ekstradua nga Kryeqyteti i Turqisë pas gati 3 vitesh përpjekjesh nga Drejtësia Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›