E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktohen per disa rrenje ullinj xhaxhai plagos vellain dhe nipin

Babe e bir kane mbetur te plagosur pas nje sherri me te afermin e tyre. Sherri mes dy familjeve te nje gjaku ka nisur per disa rrenje ullinj. Ngjarja eshte shenuar diten e djeshme ne fshatin Shtepanje te Komunes Gositme. Pas fjaleve fyese dhe te bertiturave sherri ka gjeneruar ne perplasje fizike deri ne plagosjen e dy anetareve te familjes babe e bir 56 dhe 14 vjec. 58-vjecari Jonuz Pepa se bashku me dy djemte e tij Delian dhe K. Pepa 21 dhe 17 vjec pasi jane grindur me xhaxhain e tyre 56 vjecar R. Pepa dhe djalin e tij S. Pepa i kane goditur keta me lopate duke shkaktuar plagosjen e tyre.

Ngjarja
Ngjarja ndodhi mesditen e se martes. 56 vjecari R. Pepa dhe djalin e tij S. Pepa per te disaten here kane nisur nje debat ne lidhje me pronesine e disa rrenjeve ullinj. Te dy vellezerit pretendojne se keto ullinj i perkasin secilit prej tyre. Por debate i radhes ka gjeneruar krahas fyerjeve ne perplasje fizike e me pas ne goditje me mjete te forta. 58 vjecari Jonuz Pepa se bashku me dy djemte e tij Delian dhe K. Pepa 21 dhe 17 vjec pasi jane grindur me xhaxhain e tyre 56-vjecar R. Pepa dhe djalin e tij S. Pepa i kane goditur keta me lopate duke shkaktuar plagosjen e tyre. Menjehere pas ngjarjes dy ye plagosurit jane nisur me urgjence drejt spitalit kirurgjik te Elbasanit dhe jane vene nen kujdesin e mjekeve. Policia e mberritur ne vendngjarje ka ndaluar autorin ndersa ka proceduar penalisht ne gjendje te lire dy djemte e 56-vjecarit Pepa.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›