E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali Vdes ne aksident nena shqiptare shpeton foshnja 4-muajshe

Nje foshnje 4 muajsh i ka shpetuar mrekullisht aksidentit. Ne nje aksident tragjik ne rruget e Italise nje 26-vjecare shqiptare ka humbur jeten ndersa ka shpetuar mrekullisht femija i saj 4 muajsh. Sipas policise italiane viktima eshte Silvana Mullisi. Mullisi gjeti vdekjen pas perplasjes se automjetit te saj tip Fiat me nje kamion qe vinte nga Zvicra. Aksidenti ndodhi prane Domodossoles. Nga hetimet e para policore dyshohet se nenen e re mund ta kete zene gjumi ne timon dhe kjo ka shkaktuar devijimin e automjetit te saj ne korsine e kundert dhe per pasoje perplasjen me kamionin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›