E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligjiaplikim per pasaporta edhe jashte

Komisioni i ligjeve ka miratuar sot ligjin per aplikimin per pasaporta biometrike te emigranteve qe jetojne jashte vendit. Ligji i hap rruge hapjes se kater zyrave per pasaporta biometrike ne Itali dhe ne Greqi. Projektligji u prezantua ne komisionin e ligjeve nga zevendeministri i brendshem Fredinand Poni i cili theksoi se projektligji i vjen ne ndihme emigranteve te cilet mund te aplikojne per pasaporta ne vendet ku punojne.

Nderkohe komisioni i ligjeve e miratoi kete ligj vetem me votat e maxhorances pasi perfaqesuesit e opozites abstenuan. Sipas deputetit te PS-se Fatmir Xhafa opozita eshte parimisht dakort me ligjin por miratimi i tij po behet me vonese.

Emigrantet shqiptare mund te pajisen me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike ne vendet ku punojne perkundrejt nje shume prej 10 euro per kartat dhe 85 euro per pasaportat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›