Pasaportat aplikim ne Itali e Greqi. Abstenon PS-ja Sqaroni koston

TIRAN- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot vetem me votat e mazhorances projektligjin qe mundeson emigrantet tane ne Itali e Greqi te aplikojne per pasaporta ne vendet ku punojne e jetojne.
Sipas projektligjit te miratuar ne keto dy shtete do te hapen nga dy zyra aplikimi per pasaporta. Zyrat do te jene ne Rome Milano Athine dhe Selanik.
Opozita ka abstenuar votimin e projektligjit ndonese ka deklaruar qe ne fillim se eshte parimisht dakord me ligjin. Gjate fjales se tij deputeti i PS-se Fatmir Xhafaj ka deklaruar se opozita e ka kerkuar prej kohesh nje ligj te tille. Por ai ne emer te PS-se ka kerkuar sqarime lidhur me koston qe do te pasoje kete vendim. Ne do te votojme pasi te na jepni sqarime per koston- ka thene ai.
Ne fillim te muajit gusht ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi se shume shpejt do te hapeshin zyra aplikimi edhe jashte. Ne nje interviste per Radion Deutsche Welle ministri Basha tha se eshte lene e hapur mundesia per hapjen e zyrave edhe ne poste te tjera konsullore te vendeve te BE-se nese do te jete e nevojshme
Kjo marreveshje eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave dhe do ti paraqitet per miratim perfundimtar Parlamentit dhe menjehere pas botimit ne Fletoren Zyrtare do te nise procesi i aplikimit per kartat e pasaportat biometrike prane ketyre 4 posteve konsullore ka thene Basha ne interviste.
Gjate veres ka pasut dyndje ne sportelet e pajisjeve me karta identiteti e pasaporta biometrike te shtetasve shqiptare. Ne qytete te ndryshme te vendit kthimi i emigranteve per pushimet verore ka cuar edhe ne mbingarkese te zyrave nderkohe qe kane dale ne pah edhe problemet ku jo rralle punohet edhe me mungesa si dhe nuk punohet ne fundjava pavaresisht premtimeve perkatese.