E Diel, 1 Nëntor 2026

PriftiDoreheqjen ia komunikova Berishes

Ministri i ekonomise Dritan Prifti ne nje konference per shtyp ka bere publike doreheqjen e tij nga ky post. Sipas tij arsyeja e largimit te tij nga posti i ministrit eshte pas ndryshimeve te bera nga Levizja Socialiste per Integrim.

Diten e djeshme kam kontaktuar me kryeministrin Berisha te cilit i kam ofruar dorehqjen time per ti hapur rruge dekretimit te ministrit te ri nga presidenti theksoi Prifti duke shtuar se i eshte mirenjohjes kryeministrit Berisha qe i besoi kete dikastere te rendesishem si dhe LSI-se qe e ngarkoi me kete detyre.

Ai gjithashtu theksoi se gjate ushtrimit te detyres se tij ai ka pasur presione te shumta si dhe kercenime per jeten e tij dhe te familjes se tij
Kam dhene maksimumin tim edhe pasi kam pasur kercenime per jeten dhe familjen time dhe per kete kam bere edhe padi ne prokurori theksoi Prifti duke shtuar se do te vazhdoje te kontribuoje ne politike dhe do te jete aktiv ne sallen e Parlamentit.

Ai gjithashtu Prifti ka zbardhur nje sere deklaratash te disa nga perfaqesuesve te LSI-se ne mbledhjen ne te cilen u vendos per largimin e tij duke shprehur edhe keqardhjen per mosprezencen e tij.
Nuk mund ta mohoj qefmbetjen per mosprezencen time ne mbledhjen e LSI-se si dhe me deklaraten e sekretarit te partise Luan Rama i cili ka deklaruar se LSI-ja do te prese si do te perfundojne hetimet per deklarimin e pasurise time shtoi me tej Prifti.

Gjithashtu ministri Prifti ka bere nje rezume te pergjithshme te rezultateve te arritura nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes ne kohe kur ai ka drejtuar kete ministri.

Nderkohe ministri Dritan Prifti u be pjese e ndryshimeve ne qeveri te kerkuara nga LSI-ja. Dje kryeministri Sali Berisha pranoi propozimin e kreut te LSI-se Ilir Meta per te pranuar largimin Priftit dhe emerimin e Metes ne krye te ekonomise ndersa ne krye te diplomacise shqiptare u vendos Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›