Sekuestrohen euro false arrestohen shperndaresit

TIRAN- Antikrimi Ekonomik ne policine e Tiranes ka mundur te bllkoje 50 mije euro te falsifikuara dhe ka vene ne pranga 5 persona. Lajmi konfirmohet nga drejtori i policise se Tiranes Tonin Vocaj.
Sipas tij operacioni i koduar Graniti 2 vuri ne pranga shtetasit Ndrek Bicuku 54 vjec Shkelqim Bufi 40 vjec Dashamir Shehi 40 vjec Thanas Xhuxhi 57 vjec si dhe Ilir Prifti 56 vjec.
Arrestimi i tyre u be pas nje hetimi 16 mujor te policise se Tiranes dhe me ane te metodave speciale te hetimit. Ata u ndaluan tek dogana e Tiranes ku ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 50 mije euro te prerjeve prej 100 eurosh te llogaritura per tu hedhur ne tregun e Tiranes- tha ai.