E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet me 85 vota “pro” qeveria pa program

15-09-2013 / Gazeta 55

Vota e të djathtëve ishte kundër qeverisë “Rama”, kjo edhe për faktin se mazhoranca u paraqit në Kuvend me një program të cunguar i cili nuk pasqyron realitetin si dhe nuk janë përfshirë në të premtimet elektorale

Pas një maratone shume të gjatë dy ditore, mes debatesh dhe replikash të shumta, ditën e sotme në orën 16:20 minuta, në kuvendin e Shqipërisë është bërë votimi i qeverisë së re, PS – LSI dhe programit të ri qeverisës.
Ky votim është bërë me 82 vota pro dhe 55 vota kundër. Në seancën e votimit të qeverisë mungonin 3 deputetë. Deputeti Sali Berisha i Partisë Demokratike, deputeti Vasil Bici, i qarkut të Lezhës, i cili ka lënë mandatin e PD-së dhe deputeti Vangjel Dule i PBDNJ-së.
Gjatë seancës së sotme, përpara votimit për qeverinë dhe programin e saj, kanë diskutuar krerët e grupeve parlamentare në kuvend, Ilir Meta kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar për PD-në dhe Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar për PS-në. Kurse në fund fjalën përfundimtare e ka mbajtur kryeministri i ri, Edi Rama. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar në emër të grupit parlamentar të LSI-së mbështetjen e plotë për qeverinë e re dhe të programit të saj qeverisës. Duke folur në sallën e Kuvendit, Meta ftoi kolegët e tij demokratë të votojnë “pro” programit të qeverisë së re. Vota e demokratëve ishte kundër qeverisë “Rama”, kjo edhe për faktin se mazhoranca u paraqit në Kuvend me një program të cunguar i cili nuk pasqyron realitetin si dhe nuk janë përfshirë në të premtimet elektorale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›