E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria, përpjekje për të dixhitalizuar sistemin shëndetësor

04-04-2012 / Gazeta 55

Shqipëria renditet në grupin e vendeve të zhvilluara dhe këtë gjë e bazon në uljen e vdekshmërisë foshnjore

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë është ndalur në reformën në sistemin shëndetësor në Shqipëri dhe kryesisht në uljen e vdekshmërisë foshnjore në vend. Sipas tij, vendi ynë renditet në grupin e vendeve të zhvilluara dhe këtë gjë e bazon në uljen e vdekshmërisë foshnjore, e cila kap shifrën njëshifrore, ndërsa ka falënderuar bluzat e bardha për këtë arritje. Gjithashtu kryeministri u shpreh se qeveria po bën përpjekje për të dixhitalizuar radhën me qëllim luftimin e korrupsionit në mjekësi.
“Shqipëria ka patur nivelet e Afrikës së dikurshme. Shqipëria e sotme ka mortalitet infantile njëshifror. Arritje historike për këtë komb, që e rendit Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. Arritja, rezultante e zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor të vendit, dëshmi e kujdesit shëndetësor efikas. Nuk mund të pretendohet se çdo gjë në këtë arritje është atribut i bluzave të bardha, por pa rolin e tyre kryesor, kjo arritje do të ishte e pamundshme”-deklaroi kryeministri. Ai gjithashtu ka theksuar se qeveria do të vazhdojë betejën për të mbrojtur çdo fëmijë dhe për të ulur gjithnjë e më shumë këtë indeks që tashmë është njëshifror. Shqipëria tha ai lë mbrapa një numër të konsiderueshëm të vendeve të zhvilluara.
“Në këtë 100 vjetor shqiptarët vijnë si një komb kryesisht urban të shkëputjes nga varfëria masive, të konsolidimit të sistemit shëndetësor, por në këtë horizont beteja bëhet më e sofistikuar. Të gjejmë cilat janë shkaqet reale të vdekjes së 8-9 foshnjeve për njëmijë që lindin. Dhimbja e nënës lehonë është më tronditsja”- tha kryeministri.
Një tjetër tregues i zhvillimit është edhe ulja e vdekshmërisë në tërësi nënvizoi Berisha.
Në dekadën e fundit, në Shqipëri vdekshërmia totale për burrat edhe gratë ishte më e ulëta se në të gjitha vendet e tjera ish-komuniste.

Dixhitalizimi në shëndetësi, lufton korrupsionin
Kryeministri Berisha solli në vëmendje se një nga mjetet për të luftuar korrupsionin në mjekësi është edhe dixhitalizimi i radhës. Sipas tij, duhet të dixhitalizohet radha në mënyrë që askush të mos ta thyejë atë. Në këtë kohë ekziston telemjekësia që do të thotë se i sëmuri kudo që të ndodhet të mund të marrë mendimin më të avancuar të kohës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›