Biznesmenia ndahet nga i dashuri shqiptar, i ‘djeg’ vizën
TIRANE-Një biznesmene australiane për pak i dogji vizën ish-të dashurit shqiptar duke i ndaluar jetesën në Australi për shkak të ndarjes. Kjo është historia mes një gruaje të pasur australiane dhe një të riu shqiptar që nisi në ishujt grekë dhe përfundoi në gjykatën e Sidnej.
‘Sydney Morning Herald’ shkruan se biznesmenia Kerrie Patterson, nënë dy fëmijëve e divorcuar e njohu të riun shqiptar Mark Martinaj në ishujt grekë Santorini në vitin 2009. Më pas cifti erdhi në Australi bashkëjetoi për 2 vjet në Cammeray. Pasi Martinaj erdhi në Shqipëri për të vizituar familjen, biznesmenia i deklaroi ndarjen dhe i ndaloi të riut të shkelte në Australi", u bë e ditur në seancën gjyqësore një ditë më parë në Sidnej.
“Kjo është një histori e princeshës me varfanjakun”, u shpreh avokati i z Martinaj.
''Ajo është një grua e suksesshme, e njohur, kurse ai një i huaj pa para”, vijoi avokati Kostas Kilias.
Pas 2 vitesh në Australi, Martinaj aplikoi për vizë, ndërsa marrdhenia me biznesmenen nuk është se po ecte fjollë, pasi kishin nisur krizat e para në cift. Në këto kushte zonja Patterson i sugjeroi shqiptarit të vizitonte familjen e tij në Shqipëri me qëllim që të kalonin pak kohë vetëm dhe të reflektonin për lidhjen e tyre.
Por, ndërsa shqiptari ndodhej në anën tjetër të botës, biznesmenia kontaktoi Departamentin e Emigracionit dhe u kërkoi që viza e tij të anullohej.
Ajo gjithashtu kontaktoi kompaninë ajrore dhe u kërkoi që të anullohej dhe bileta e kthimit, ndërsa njoftoi policinë se ‘ky person do shkelte të gjtihë ligjet nëse kthehej në Australi”.
Megjithate, Martinaj 27 vjec mundi të kthehej në Australi dhe kërkoi të lidhej me biznesmenen, lidhje që zgjati rreth 5 muaj, për tu ndërprerë sërish nga zënkat në cift dhe sërish me ndarje. I riu iu përgjërua biznesmenes duke i dërguar mesazhe dhe dhurata, por ajo e akuzoi për përndekje, ndërsa gjykata dje e dënoi po për këtë vepër penale.
Dje trupi gjykues vendosi që shqiptari për 2 vjet të vijojë të jetojë në Australi dhe të mos kryejë asnjë vepër penale, përndryshe do të dënohet dhe dëbohet.
(BalkanWeb)