Klinton: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin e Kosovës
SHBA- Sekretarja Hillary Klinton në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e e Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se SHBA mbështet fuqishëm popullin e Kosovës, si dhe sovranitetin dhe integritetin e saj.
Klinton duke vlerësuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes të ekipit negociator të Prishtinës dhe Beogradit tha se pret implementimin e plotë të këtyre marrëveshjeve.
“Autoritetet kosovare po ndërtojnë institucionet vendase dhe shtetin ligjor për një Kosovë të qëndrueshme te gatshme për bashkëpunim dhe integrim në komunitetin ndërkombëtar. SHBA qëndrojnë pranë jush dhe ne përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian për studimin e fizibilitetit”, tha Klinton,
Klinton deklaroi se mbështet rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duke deklaruar se Grupi i Kontaktit po punon në përfundimin e Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës nga ana e tij falënderoi SHBA-të dhe personalisht Sekretaren Hillary Klinton për kontributin e sajë për pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuadër ai shtoi se, “Vizioni ynë për Kosovën është për marrëdhënie të mira dhe fqinjësi të mirë”
Nesër në Washington, kryeministri Thaçi pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, kurse të premten pritet të takoi presidentin e amerikan Barack Obama.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Klinton: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin e Kosovës