Miratohet në komision pr/ligji për deklarimin e të ardhurave

Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se të ardhurat do të deklarohen nga ata persona që realizojnë 2 milion lekë të reja në vit, çka sipas tij, me anë të këtij ligjit do të përpunohen 100 mijë deklarime.
Ndërsa përfaqësuesi i opozitës Arben Ahmetaj deklaron se në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet e tyre, ndërsa kërkoi që ligji të shtyhet deri në 2014-2015. “Në këtë pr/ligj nuk janë reflektuar propozimet tona. Administrata tatimore nuk ka kapacitete për përpunimin e të dhënave të deklarimit të të ardhurave. Pr/ligji të shtyhet deri në 2014-2015“, tha Ahmetaj.
Nga ligji përjashtohet tatimpaguesit që realizojnë të ardhura jo më shumë se 2 milionë lekë në vit. Gjithashtu, përjashtohen të vetëpunësuari që kanë qarkulluar deri në 2 milionë lekë në vit. Nga këto zbriten shpenzimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për kredinë e arsimimit për vete, fëmijët e personat që ka në ngarkim një person. /Start/
2012-01-31 11:36