Lëvizja e lirë, ratifikohen dy marrëveshje

Shqyrtimi i këtyre projektligjeve u bë pas marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë me Shkupin dhe Podgoricën.
Marrëveshjet parashikojnë lëvizjen pa taksa dhe pa viza për shtetasit e të dy vendeve. Në kuadrin e kësaj marrëveshje, shtetasit kanë mundësinë të lëvizin ndërmjet dy vendeve me pasaportën biometrike, standardet e të cilës janë në përputhje me ato të BE-së.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës rajonale MARRI,në vitin 2010, propozoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë në Ballkan. Pas shqyrtimit të projektligjeve, anëtarët e Komisionit u shprehën dakord për kalimin e tyre në seancën plenare. /Start/
2012-01-31 15:24