E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda e naftës, nis me dështim procesi

Historia e avokatëve të procesit “Gërdeci”, duket se po përsëritet edhe në këtë proces gjyqësor.

Midis të akuzuarve është edhe biznesmeni i fuqishëm Hajri Elezaj, i cili është arritur dhe nuk dihet asgjë për të. Të pandehurit e çështjes akuzohen se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me naftën "Virgine".

Ata dyshohet se janë përgjegjës për hedhjen në tregun e brendshëm të një sasie të konsiderueshme nafte të papërpunuar, në një kohë që, lënda  ishte e  destinuar për t'u eksportuar, pak vite me parë. Sipas prokurorisë, e gjithë skema e mashtrimit, është realizuar përmes falsifikimit të dokumentacionit zyrtar. Hetimet për çështjen filluan  pas denoncimit  që bëri në Prokurorinë e Tiranës, ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti./Start/

                                                                                             2012-01-31 15:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›