Shërbim i shpejtë në dogana

Projekti u mbyll sot në një ceremoni të posaçme, ku ishte i pranishëm edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi. “Kemi shpenzuar 2 milionë euro gjatë 2 viteve të fundit që të mundësojmë ndryshimin e praktikave dhe standardeve të administratës doganore shqiptare drejt një shërbimi të shpejtë, të përpiktë dhe të drejtë", theksoi ai.
Sipas tij, “pikërisht me këto tre elementë në mendje, shpejtësinë, përpikërinë dhe drejtësinë, u hartua nga ekspertët një Kod i ri Doganor për Shqipërinë, të cilin ia dorëzova Ministrit Bode në qershor 2011”. "Çdo hap përpara drejt përfundimit të procesit legjislativ që do ta shndërronte këtë projektligj në ligj është një hap drejt lehtësimit dhe nxitjes së tregtisë, një hap drejt një sistemi doganor më profesional dhe të respektueshëm, një hap drejt rritjes dhe prosperitetit dhe në kohë krize, këto janë qëllime veçanërisht të rëndësishme”, vijoi ai.
Projekti lë pas një projekt-Kod Doganor dhe synon ngritjen e nivelit të shërbimeve doganore në Shqipëri në nivele evropiane. Rezultatet e këtij projekti e çojnë përpara procesin e integrimit të Shqipërisë, duke e sjellë vendin më afër rrethit të procedurave doganore që kanë lehtësuar tregtinë në BE dhe që e kanë bërë tregun e brendshëm të saj një sukses. /Start/
2012-01-31 15:39