E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet pr/ligji për barrën e sigurimeve

TIRANE- Të gjitha marrëveshjet e detyrimeve që subjeket private do të kryejnë me njëri tjetrin, sci është edhe rasti i marrjes së kredive në banka, do të shënohen në regjistrin e barrës së sigurimeve. Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kanë shpjeguar se ky amendim i ligjit që do të ndryshojë dhe praktikën e deritanishme të lidhjes së këtyre marrëveshjeve, bëhet në kudër të integrimit të Shqipërisë në BE , pasi është kusht që rrjedh nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
Deputetët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e kanë miratuar projektligjin e Ministrisë së Ekonomisë, duke propozuar që dokumentet që duhen për regjistrimin e marrëveshjeve të detyrimeve mes palëve të merren në mënyrë elektronike.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›