E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti i ujrave, Fratini: Cështja nuk i përket Italisë

ROME- Italia deklaron se marrëveshja për ujërat detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk i përket asaj dhe se është një cështje që implikon dy palët e interesuara.
I pyetur posacërisht për këtë cështje në konferencën për shtyp që ministri i Jashtëm iltalian pati me homologun shqiptar Ilir Meta në Itali, ai tha se vendi i tij do të mbajë të njëjtin qëndrim, sikundër mbajti gjatë përcaktimit të kufirit detar mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Unë them se çështjet që kanë të bëjnë me kufijtë detarë duhet të trajtohen nga vendet e interesuara” tha diplomati italian.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar mbështeti qëndrimin e zotit Fratini duke thënë se marrëveshja për kufijtë detarë, është një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila respekton dhe është mbështetur në zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për detin, ku sigurisht respektohen edhe interesat italiane. Pika treshe, shoi ministri Meta do të negociohet mes tre palëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›