Itali, ekstradohet shqiptari i dënuar me 25 vjet burg
TIRANE- Interpol Tirana ekstradoi sot nga Italia shtetasin Zenel Brahimetaj, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me dashje dhe vrasje e mbetur në tentativë. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se sot, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt Shqiperisë të Zenel Sherif Brahimetaj, 51 vjeç, lindur në Beter e Madhe, Mat dhe banues në Durrës. Sipas tyre, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat në 11.12.1992 e kishte dënuar me 25 vjet burg, pasi vrau me armë zjarri Muharrem Brahimeta dhe tentoi të vrasë dy vëllezërit e viktimës pas një sherri banal për prishjen e një gardhi ndarës të tokave të dy familjeve. Por në mars 1997, Brahimetaj u largua nga burgu.
Pas bashkëpunimit mes dy Interpoleve, më 17 Gusht, 2009 ai u arrestua, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, Brahimetaj j'u dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bënë të ditur burimet e Policisë së Shtetit.
(m.a/BalkanWeb)