Ekstradohet nga Italia i dënuari me 25 vjet burg

Interpol Tirana ekstradoi nga Italia shtetasin Zenel Brahimetaj, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me dashje dhe vrasje e mbetur në tentativë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me dashje së mbetur në tentativë"
Krimi për të cilin 51-vjeçari Zenel Brahimetaj është deklaruar fajtor, ka ndodhur më datë në vitin 1992, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Muharrem Brahimeta dhe ka tentuar të vrasë dy vëllezërit e viktimës, pas një sherri banal në lidhje me prishjen e një gardhi që ndante tokat e dy familjeve. Në mars të vitit 1997 shtetasi Zenel Brahimetaj është larguar nga burgu.