Dite dimri 45 piktore ne Pogradec
Per te dytin vit me radhe qyteti i liqenit priti aktivitetin Dite dimri. Emrat me ne ze te artit pamor nga te gjitha trevat shqiptare u mblodhen ne Pogradec pergjate kater diteve me punet e tyre me te mira duke terhequr vemendjen e publikut pogradecar por edhe nga te tjera qytete nuk nguruan qe te shijonin pervec bukurise se liqenit ne dimer edhe pak art te mire. Ajo cka e beri terheqese kete ekspozite ishte pjesemarrja e nje numri te madh artistesh qe nga ata te tradites deri tek ata me te rinjte qe nga peneli realist tek qasjet moderne. Kjo ekspozite ishte gjithashtu edhe nje homazh per ata artiste qe nuk jetojne me por qe ishin te pranishem ne Pogradec me punet e tyre si Mio Buza Madhi etj. Ne Dite dimri 2011 moren pjese 45 autore me 65 punime ne kavalet dhe skulpture. Autoret pjesemarres ishin Abdurrahim Buza Vangjush Mio Sadik Kaceli Guri Madhi Ismail Lulani Foto Stamo Adem Kastrati Kujtim Buza Buron Kaceli Reshat Ahmeti Safet Spahiu Adrian Devolli Agron Polovina Anastas Kostandini Arben Golemi Vladimir Topi Burhan Ahmeti Marjana Goxhabelliu Arif Lushi Emjona Nako Stase Flutura Maci Helidon Haliti Gentian Zeka Gjergji Lako Ikbal Kalaja Kastriot Dervishi Leon ika Pashk Pervathi Lume Blloshmi Vahida Hasanaga Nimanbegu Roland Karanxha Vangjo Vasili Ormira Lulani Zaim Elezi Miron Topciu Ziso Kamberaj Miradije Ramiqi Mustafa Arapi Adriana Puleshi Vasillaq Kolevica Merita Jaha Vladimir Stamo Sokol Buza Llazi Tili. Dite dimri eshte ideuar dhe mbeshtetur financiarisht nga fotografi Ardian Fezollari me perkrahjen e artisteve vendes. Ky edicion u kurua nga Vangjo Vasili Gentian Zeka dhe Neli Naco. Ekspozita Dite Dimri e cila synon te kthehet ne nje aktivitet tradicional u shoqerua edhe me nje katalog ku paraqiteshin te gjitha punet e saj.