E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumire Liza Vorfit aktores se pare te Teatrit

/ /

Dhe vjen nje dite qe kur ekzistenca fizike shuhet pas mbeten vetem kujtimet. Liza Vorfi nje nga themelueset e Teatrit Kombetar u nda nga jeta diten e shtune ne moshen 87-vjecare. Kolege miq te aferm te aktores moren pjese dje ne ceremonine e lamtumires qe u zhvillua ne ambientet e Teatrit Kombetar. Nuk munguan ne homazhe edhe perfaqesues te larte te shtetit politikane te te gjitha ngjyrave. I pranishem ne homazhe ishte edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili dy vjet me pare e dekoroi aktoren me Urdhrin Naim Frasheri i Arte. Interpretimi origjinal mjeshteria dhe plastika e paperseritshme me te cilat u realizuan dhe u portretizuan me dhjetera role e personazhe ne skenen e Teatrit Kombetar dhe ne kinematografi e shnderruan Lizen ne nje figure te dashur e te pashlyeshme ne kujtesen e artdashesve dhe publikut shqiptar u shpreh kreu i shtetit duke theksuar edhe virtytet e saj njerezore si thjeshtesia fisnikeria dhe vetemohimi qe e shnderruan ate ne nje shkolle te vyer aktrimi per brezat e mevonshem te aktoreve te rinj. Per kryeministrin Sali Berisha ajo ishte artistja gruaja bashkeshortja njeriu qe perfaqesoi vlerat me te arrira virtytet me te mira dhe talentin me te rralle. Pervec familjareve ata qe e ndiejne jo pak dhimbjen jane koleget e saj me te cilet ajo hodhi themelet e Teatrit Kombetar ne nje vend ku thuajse mungonte teresisht tradita teatrale dhe ku vajzat qe provonin te merreshin me art shiheshin shtrember. Per aktoren Drita Pelinku eshte e madhe dhimbja e ndarjes se nje tjeter kolegu. Ajo ishte shume elegante. Ne te gjitha rolet do te ishte ajo me menyren e saj komunikuese te thjeshte realiste te bukur kujton aktorja. Per nje tjeter bashkekohes te saj aktorin Lazer Filipi ajo ishte nje nga aktoret me me sharm sidomos ne rolet lirike. Te qenit edhe kengetare e plotesonte akoma me teper figuren e saj artistike duke e bere nje nga emrat me te rendesishem nje nga guret e themelit te Teatrit Kombetar. Ndersa per regjisorin Mihallaq Luarasi pervec talentit te padiskutueshem Vorfi do te shquhej edhe si emancipuese e mentalitetit shqiptar. Ajo ishte nje nga ato femra qe cau rrugen per te dale ne skene. Imagjinoni mentalitetin e asaj kohe. Nuk ishte e lehte per nje femer te luante ne teater thote Luarasi.
Aktorja
Liza Vorfi lindi ne Gjakove me 29 nentor te vitit 1924. Ne vitin 1932 familja e saj shperngulet ne Tirane. Ne vitin 1933 ajo regjistrohet ne institutin Nana Mretneshe ku vazhdoi mesimet deri ne vitin 1940. Sikur te jetonte gjetiu e jo ne Shqiperi mund te ishte bere nje modele me fame. Kur ishte fare e re ne tetor te vitit 1938 fotografia e Lizes veshur me kostum kombetar shfaqet ne kopertinen e revistes gjermane Di Vohe. Gjate kesaj periudhe Liza fillon rrugen e artit si kengetare. Ne moshen 16-vjecare kendon per here te pare ne mikrofonin e Radio Tiranes. Interpretoi shume kenge shkodrane e kosovare si Si dukat i vogel je Ani mora me pre mollen etj. Ajo ishte e para qe do te kendonte kengen Si dukat i vogel je dhe do te mbetej ne kujtese si kenga e Liza Vorfit. Gjate viteve 1939-1943 vazhdoi studimet ne Itali ne Konservatorin e Romes dhe me pas ne Pizaro. Me krijimin e Teatrit Profesionist te Tiranes Liza fillon pune si aktore bashke me Behije elen. Rolin e pare e interpreton ne pjesen Gjido. Vorfi do te mbahet mend si aktorja qe interpretoi per here te pare personazhin e Dezdemones tek Otello e Shekspirit. Bashke me kete rol ajo numeron edhe dhjetera te tjere ne teater dhe kinematografi nder te tjera ne veprat Hamleti Tartufi Sherbetori i dy zotnive Karnavalet e Korces Cuca e maleve etj. Roli i saj i fundit ishte ne vitin 1986 ai i konteshes ne filmin Gjenerali i Ushtrise se Vdekur. Prej asaj kohe ajo u terhoq nga skena dhe ekrani dhe pasketaj daljet e saj publike kane qene shume te pakta. Dy vjet me pare Presidenti i Republikes e nderoi me Urdhrin Naim Frashri i Arte.

ROLET

Elmira tek Tartufi
Beatrisa tek Sherbetori i dy zotnive
Dezdemona tek Otello
Aktorja tek Hamleti
Martirio tek Shtepia e Bernarda Albes
Julia Shevicova tek Morali i zonjes Dulska
Dorina tek Borgjezi fisnik
Dona Lucia tek Karnavalet e Korces
Marta tek Cuca e maleve
Mara tek Permbytja e madhe
Ne kinematografi
Furtuna
Debatiku
Komisari i drites
Rrugicat qe kerkonin diell
Lulekuqet mbi mure
Ata ishin kater
Ne vinim nga lufta
Gjenerali i ushtrise se vdekur

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›