Miratohet projektbuxheti i Durrësit, ngrihen taksat për biznesin e vogël
Është miratuar më në fund pas disa debatesh e diskutimesh projektbuxheti për bashkinë e Durrësit i cili është karakterizuar mbasditen e djeshme nga debate të shumta mes kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako dhe këshilltarëve të djathtë të cilët kanë kërkuar sqarime në lidhje me investimet e parashikuara, si dhe realizimin e buxhetit për vitin e kaluar. Ndërsa për Kryebashkiakun
Dako ky është buxheti më i mirë i krijuar deri më tani, për disa nga këshilltarët demokratë në të ka elementë që mungojnë duke zbehur transparencën që duhet të ketë një buxhet. Administratës bashkiake i është dashur të rikonceptojë këtë projektbuxhet në bazë të ndryshimeve që u bënë në paketën fiskale të kundërshtuar në mbledhjen e Janarit me shumicë votash nga këshilltarët e djathtë. Gjatë mbledhjes së fundit Kryebashkiaku Dako kërkoi dhe shkarkimin e tre anëtarëve të KRRT-së për të zhbllokuar funksionin e këtij këshilli gjë që nuk u mor parasysh nga këshilltarët e djathtë që përbëjnë shumicën. Përsa i përket biznesit të vogël taksat për të janë rritur me 3 - 15 për qind duke përmbledhur edhe taksat e pastrimit dhe të gjelbërimit.
Last Updated on E Premte, 09 Prill 2010 19:49