Mësuesit presion gjimnazistëve, 15-30 mijë lekë një orë kurs për provimet e maturës
Shkollat e mesme janë kthyer kohët e fundit në Pazar. Këtë e konstaton fakti se ashtu si epidemitë edhe kurset private edhe pse të jashtëligjshme nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës kanë prekur si nxënësit ashtu edhe mësuesit e tyre. Provimet e maturës shtetërore duket se janë kthyer në burim shpenzimesh për maturantët, dhe mjete përfitimi për mësuesit.
Të merakosur se nuk do të dalin mirë në provime, maturantët kanë rendur pas kurseve private që në shumicën e rasteve ofrohen nga vetë mësuesit e tyre. Në një vëzhgim të kryer nga gazeta SOT në disa prej shkollave të mesme të kryeqytetit vetë nxënësit pohojnë se gjatë orëve vetë mësuesit ju ofrojnë kurse private duke ju thënë se kjo është një mënyrë e mirë për daljen sa më mirë në provimet e lirimit. Të pyetur për gazetën disa prej maturantëve të shkollës Petro Nini Luarasi thanë se mësuesit e maturës gjatë mësimit jua thonë më nënkuptime dhe jua përmendin disa herë kryerjen e kurseve private nga ta por në mënyrë të veçantë jua ofrojnë kur nxënësit janë të veçuar. Një prej mësuesve më ka marrë veç e më ka thënë nëse doja të bëjë kurs me të dhe se do të më ndihmonte shumë gjatë provimeve të lirimit, pastaj më tha që ti çoja edhe ndonjë prej shokëve të mi në kurs, tha dje për gazetën një nxënëse e vitit të katërt në gjimnazin Petro Nini Sipas saj kjo mësuese o kishte treguar edhe çmimin e kursit dhe i kishte thënë që kjo është një ofertë e mirë nga të tjerat që janë në treg. Ndërkohë një tjetër maturant i shkollës Qemal Stafa tha për gazetën se një kurs përsa i përket lëndës së matematikës varionte nga 15 deri në 30 mijë lekë të vjetra për çdo seancë. Në lidhje me kurset private një tjetër maturante e shkollës Ismail Qemali ka pohuar për gazetën se edhe për ta kryerja e kurseve është një gjë pozitive por çmimi i këtyre kurseve është tepër i kripur pasi nxënësit që vijnë nga familje më gjendje jo të mirë ekonomike përpara këtij fakti ndihen keq. Nga ana tjetër drejtuesit e shkollave theksojnë se nuk mund të kontrollojnë dhe të detyrojnë mësuesit që të mos japin kurse pas orarit të punës. Në këtë mënyrë mësuesit shtojnë të ardhurat, duke marrë 1500 lekë çdo maturanti, nga kurset private që ofrojnë për lëndët e maturës. Për të njëjtat lëndë dhe mësime që duhej të zhvilloheshin në gjimnaze, mësuesit shpërblehen në mënyrë të majme, duke zhvilluar kurse private në ambientet e shtëpisë ose në ambiente të marra me qera nga ta. Edhe pse është lakuar shpesh nga Ministria e Arsimit se do të merren masa për të gjitha rastet e evidentuara kur mësuesit kryejnë kurse private, fenomeni vazhdon të avancojë. Nga ana tjetër pamundësia e kontrollimit të këtij fenomeni ka bërë që ky të mbetet në harresë dhe të gjenerojë deri në atë pikë, sa t'u kushtojë prindërve të maturantëve disa mijëra lekë në fundvit.
Kurset
Kurset zhvillohen me të njëjtit profesorë të gjimnazit shprehet shokët e tij frekuentojnë edhe nga tre kurse private njëkohësisht, Të përhershme janë Anglishtja, Matematika dhe Letërsia, kurse lëndët e tjera më pak. Çdo seancë kushton nga 1500 -3000 lekë ora. Tjetër maturante nga "Petro Nini", e cila dëshiron të mbetet anonim, tregon se bashkë më dy vajza të tjera nga shkolla e saj frekuentojë kurse private tek një qendër studimesh parauniversitare, kundrejt pagesës 2500 lekë për të gjithë kursin, shumë e cila paguhet nga prindërit e saj për lëndën e letërsisë që ajo mëson. Ajo heziton të bëjë të ditur identitetin e profesorëve dhe të flasë rreth faktit nëse ata janë po të njëjtit që japin mësim edhe në gjimnaz. Pamundësia e kontrollimit dhe mungesa e interesimit nga institucionet shtetërore vetëm sa e kanë ushqyer këtë fenomen. Ai tashmë është kthyer në një të vërtetë normale si shumica e anomalive të shoqërisë sonë.
Arta AGOLLI