E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për toksikoinfeksionet, edhe Shqipëria e prekur

Toksiinfeksionet nga ushqimet prekin rreth 3 miliard persona  dhe shkaktojnë shumë të vdekur në të gjithë botën. Siguria në ushqim mbetet edhe një problem i madh edhe në vendin tonë pasi nuk kanë qenë të pakta rastet kur nga ushqimet janë helmuar jo vetëm personat

e rritur por edhe fëmijët. Siguria në ushqim dhe infeksionet e ndryshme që vijnë nga toksikimet ka qenë edhe tema e konferencës së sotshme në të cilën është diskutuar për rreziqet e shumta që sjellin ushqimet jo të shëndetshme dhe mënyrën se si mund të parandalohet kjo gjë.  Në këtë konference merrnin pjesë shumë mjekë e studentë të mjekësisë të cilët u bënë pjesë e diskutimeve shkencore të shpjegimit të këtyre sëmundjeve. Gjithashtu në këtë takim u përmendet edhe mënyrat se si mund të parandalohen këto sëmundje.

Last Updated on E Premte, 09 Prill 2010 19:56

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›