Inspektioriati i Punës në Vlorë gjobit 69 subjekte për mungesë sigurie
të këtij Inspektioriati janë kontrolluar vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2010, 69 subjekte ku janë vërejtur në shumë prej tyre shumë mangësi në këtë drejtim. Më e dukshme ka qenë moszbatimi i rregullave të sigurimit teknik në punë sidomos në sektorin e ndërtimit dhe moslidhja e kontratave të punës në sektorin e tregtisë ku sigurohej vetëm pronari i lokalit ndërkohë që aty mund të punonin edhe tre apo katër vetë. Veçanërisht defektet në sektorin e ndërtimit kanë qenë të shumta dhe në disa raste edhe me pasoja për jetën e punonjësve. Vetëm vitin që shkojë kanë humbur jetën duke punuar në këtë sektor nga pakujdesitë në punë tre persona ndërkohë që fatmirësisht këtë vit nuk ka viktima por janë plagosur po ashtu tre persona të tjerë. Pas këtyre kontrolleve në 69 subjekte të ndryshme në 12 prej tyre janë vënë gjoba të ndryshme që të gjitha së bashku variojnë në shumë prej 11 milionë lekësh të rinj.
V. Sako