E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët e Gjirokastrës, në grevë për ndërtimet përreth spitalit

Mjekët e Spitalit Omer Nishani kanë organizuar grevë njëorëshe për të frenuar ndërtimet pa leke në oborrin e spitalit. Mjekët e spitalit rajonal Omer Nishani më Gjirokastër kanë protestuar nëpërmjet grevës një orëshe pas sinjalizimit për problemin e ndërhyrjes së paligjshme

të ndërtesave pa leje në territorin e shkollës. Pas sinjalizimit të organeve kompetente edhe pas heshtjes së pushtetit vendor mjekët kanë dalë në grevë një orëshe duke protestuar ndaj ndërhyrjeve pa leje në ambientet e spitalit. Edhe para disa ditësh grupi i mjekëve  të këtij spitali i cili është më i madhi në jug të vendit kanë reaguar ndaj këtij fenomeni që askush nuk po e ndal. Ndërhyrjet pa leje në këtë institucion vihen re nga të gjitha anët rrethuese të spitalit. Kësaj proteste i është shtuar edhe drejtoria e spitalit ndërkohë mjekët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa edhe protestat e tyre do të përshkallëzohen.
.

Last Updated on E Premte, 09 Prill 2010 19:51

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›