Miratohet projektligji për administratë

Kuvendi i Kosovës, me shumë vërejtje, miratoi sot Projektligjin për Administratën Shtetërore. Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, tha se ky projektligj ofron mundësinë e modernizimit të administratës publike, reformën e administratës publike dhe parimin e delegimit të kompetencave në rast nevoje në nivele më të ulëta.
“Me këtë projektligj parashihet edhe krijimi i strukturave të veçanta në organin e administratës shtetërore. Me këtë projektligj përcaktohen edhe organet e ulëta të administratës shtetërore”, ka thënë Tahiri, transmeton KosovaPress.
Me disa vërejtje, Bahri Hyseni në emër të PDK-së i ka dhënë mbështetje këtij projektligji. Kurse Ismet Beqiri, i cili në këtë seancë është konfirmuar si shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka mbështetur rekomandimin e komisionit, duke thënë se ndonëse është kthyer prapa, projektligji nuk ka ndryshuar asgjë.
Kurse Gjylnaze Syla, në emër të AAK-së, tha se nuk e mbështet këtë projektligj, ngase ai është selektiv dhe përjashton administratën e Kuvendit dhe Presidencës, duke përfshirë vetëm administratën e Qeverisë.
“Mangësia e këtij projektligji është sepse është selektiv, vetëm për administratën e Qeverisë, jo edhe për Kuvendin dhe Presidencën, domethënë është vetëm për kryeministrin dhe ministrat”, ka thënë Syla.
Ajo i ka rikujtuar kryeparlamentarit Krasniqi se më 11 shkurt e kishte hequr këtë projektligj nga rendi i ditës dhe kishte deklaruar se ai nuk mund të kthehej në Kuvend para tre muajsh.
Riza Smaka i AKR-së e përkrahu projektligjin, duke theksuar se megjithëse nuk është i përkryer, administrata e Kosovës ka nevojë të madhe për këtë ligj.
Disa ligjvënës kanë kërkuar nga ministrja Tahiri që vetë të propozojë që projektligji të kthehet prapa, në mënyrë që të harmonizohet në komisionin funksional dhe në komisionet dhe mekanizmat e tjerë.
Por ministrja Tahiri ka theksuar nevojën që ky projektligj të miratohet dhe të plotësohet nëpër faza të tjera.
Edhe ish-ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami, deputet i PDK-së, i ka “siguruar” deputetët se nuk ka kurrfarë kundërshtie në ligj. Sipas tij, ligji mundëson që administrata shtetërore të ndërtohet sipas parimit të diversitetit. “Ligji është i mirë, është shumë i nevojshëm për ta përmbyllur fazën legale për reformën e administratës publike”, ka thënë ai.
Me 30 vota për, 28 kundër dhe 7 abstenime, ligjvënësit i kanë dhënë mbështetje në parim këtij projektligji.