E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet rezoluta per sqarimin e akuzave nga raporti i Dick Martyt

Nuk ka drejtesi pa zbardhjen e plote te se vertetes deklaroi ne Asamblene e Pergjithshme te Keshillit te Evropes ne paraqitjen e raportit te tij per krimet ne Kosove liberali dhe ish-prokurori zviceran Dick Marty. Ai theksoi se raporti i tij ska te beje fare me statusin e Kosoves apo me raportet mes Kosoves dhe Serbise por ka ta beje me te drejtat e njeriut.

Dick Marty akuzon ne raportin e tij grupin e Drenices te udhehequr nga kryeministri i tanishem ne detyre i Kosoves Hashim Thaci per rrembimin e serbeve dhe shqiptareve trajtimin e tyre brutal vrasjen marrjen e organeve te tyre ne Shqiperi dhe shitjen.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtar i UK

Ne debatet lidhur me kete raport jane degjuar akuza te renda per krimet e bera gjate dhe pas luftes ne Kosove. Ndaj ketij raporti u paraqiten 21 amandamente kryesisht nga Shqiperia Turqia dhe Gjeorgjia. Por shumica e ketyre amandamenteve te cilat kerkonin balancimin e raportit nuk u miratuan. Ne fund pro rezolutes votuan 169 ndersa kunder ishin tete europarlamntare.

Anetaret e delegacionit te Shqiperise deklaruan se rapoti i Martyt eshte perpiluar me iniciativen ruse dhe me ndihmen e Serbise. Qellimi i raportit eshte publiciteti pa deshmi konkrete si dhe ngritja e akuzave te pabaza kunder Bashkimit Evropian Shteteve te Bashkuara te Amerikes Kosoves Shqiperise dhe Hashim Thacit theksoi delegacioni i Shqiperise. Eurodeputeti Kastriot Islami per Deutsche Wellen u shpreh se edhe vet Marty ka pranuar se fjala nuk eshte per deshmi por per hamendesite e tij.

Ne Strazburg ku u mbajt seanca ishte edhe nje delegacion i Kosoves i udhehequr nga Xhavit Haliti. Ai edhe nje here hodhi poshte akuzat duke i quajtur ato te pabaza dhe te papergjegjshme. Akuza te ngjashme per krime ne Kosove jane ngritur me pare edhe prej ish-prokurores se Tribunalit te Hages per krimet ne ish-Jugosllavi Carla del Ponte. Sidoqofte perfaqesuesit e parlamentit te Kosoves premtuan bashkepunim te plote ne zbardhjen e te se vertetes per kete raport.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dick Marty

Shefi i delegacionit te Serbise ne Keshillin e Evropes Dragolub Micunoviq tha se raporti do te mundesoje zbradhjen e se vertetes per krimet qe kane ndodhur ne Kosove. Ne e dime qe korrupsioni dhe kriminaliteti jane armiqte me te medhenj te demokracise theksoi ai duke shtuar E verteta kerkon ndihmen e guximit per te dale ne shesh. Me kete rast zoti Marty e ka ndihmuar te verteten.

Ndersa eurodeputeti tjeter nga Serbia Millosh Aligrudiq nga Partia Demokratike Serbe e Vojisllav Koshtunices u shpreh se ne kete raport flitet per krimet me brutale qe jane bere ne Kosove per te cilat ai fajesoi kryeministrin e tanishem te Kosoves Hashim Thaci dhe bashkepunetoret e tij.

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes i mbeshteti ne fund kerkesat per sqarimin e plote te akuzave te paraqitura ne raportin e eurodeputetit nga Zvicra Dick Marty. Ne rezoluten e miratuar kerkohet nga bashkesia nderkombetare Kosova Shqiperia dhe Serbia qe te ndihmojne hetuesine per zbardhjen deri ne fund e verteta per pohimet lidhur me keto krime. Ne konferencen perfundimtare per shtyp Marty u shpreh se tani e ka radhen drejtesia. Jan-Charles Gardeto i cili kete te merkure do te paraqese nje projektrezolute per mbrojtjen e deshmitareve tha se ata mund te kene rolin kyc per zbardhjen e te se vertetes. Sipas tij ne vendet e ish-Jugosllavise nuk ekziston nje sistem i mirefillte i mbrojtjes se deshmitareve.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›