Reagimet pas rezolutes se Keshillit te Evropes per raportin Marty

Dick Marty pohoi se tani e kane radhen organet e drejtesise per te zbardhur deri ne fund te verteten per krime dhe trafikim me organe njerezore. Por ai kerkon sigurine e plote te deshmitareve. Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi premtoi mbeshtetjen e plote te institucioneve kosovare lidhur me rezoluten e cila kerkon bashkepunimin e plote te autoriteteve te Prishtines Tiranes Beogradit dhe bashkesise nderkombetare.
Kosova premton bashkepunim pa rezerva
Kosova eshte e gatshme te perballet me keto akuza dhe jemi te interesuar qe e verteta te zbardhet deri ne fund edhe ne qofte se eshte shume e dhimbshme deklaroi Krasniqi.
Ai shpreson se rezoluta nuk do te kete ndonje ndikim ne poziten politike te Kosoves. Ministi kosovar i Arsimit Enver Hoxhaj pranon se imazhi i Kosoves eshte demtuar me miratimin e raportit te Dick Marty-t dhe rezolutes. Por edhe ai gjate qendrimit ne Strasburg premtoi bashkepunimin e plote me autoritetet e Eulex-it per te zbardhur deri ne fund te verteten dhe sic u shpreh ai per te hequr pergjithmone dyshimet per trafikim me organe njerezore.
Anetari i delegacionit serb ne Keshillin e Evropes Millosh Aligrudiq u shpreh i kenaqur me miratimin e kesaj rezolute. Ana e mire e rezolutes eshte qe per viktimat per te cilat bashkesia nderkombetare ka heshtur me vite te flitet edhe ne nje nivel sic eshte Asambleja e Pergjithshme e Keshillit te Evropes dhe kete familjaret e kane pritur. Kjo eshte bere e mundur vetem pas ndryshimit te klimes mediatike te cilen Serbia ende nuk po e shfrytezon sa duhet tha Aligrudiq.
Ministri i Brendshem serb Ivica Daciq theksoi se me rendesi eshte qe hetimet te fillojne menjehere. Ndersa kryetarja e Parlamentit te Serbise Sllavica Gjukiq - Dejanoviq pohon se opinioni serb dhe ai nderkombetar pret qe KFOR-i dhe Eulex-i te ndermarrin masat e duhura per zbardhjen e plote te se vertetes mbi pohimet e raportit te Dick Marty.
Rezoluta ka te beje me te drejtat e njeriut dhe jo statusin e Kosoves
Te gjitha zhvillimet rreth ketij raporti dhe miratimin e rezolutes ne Keshillin e Evropes gazeta sllovene Delo i komenton me kete titull Miratimi i raportit te Dick Martyt eshte eksploziv. Sipas komentatorit rezoluta ska te beje fare me statusin politik te Kosoves por me te drejtat e njeriut qe jane baza e cdo demokracie.
Kosova natyrisht qe e meriton pavaresine por Prishtina ka nevoje per te verteten e plote lidhur me gjerat qe permenden ne kete raport dhe qe i ka permendur edhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit te Hages Carla del Ponte konstaton Delo.
Autor Bahri Cani dpa afp
Redaktoi Eliana Xhani