Sddeutsche Zeitung per Shqiperine

Ne bulevardet e bukura te Tiranes partite luftojne kunder njera-tjetres tri kundershtare te qeverise u vrane te premten. Artisti Edi Rama kryetar bashkie dhe drejtues i opozites socialiste e konsideron qeverine e Sali Berishes me arsye te korruptuar por edhe per te vete flitet se eshte i afert me tregun e imobilieve te qytetit.
Rama eshte i fiksuar ne stilin modern klasik i cili atij i duket si antipod i estetikes te diktatures se kapercyer babai i tij ka qene skulptori kryesor i Enver Hoxhes. Kur qe prej vitit 2000 ne baze te projekteve te tij Rama urdheroi te pikturoheshin vargje pallatesh ne stilin mondrianas bota e artit brohoriti. Por sot ne Tirane ndertohet pa plan. Ka pak gjasa qe vilat ekstravagante dhe shtepite e larta te ndertuara ne nje perzierje stilesh te egra te ngrihen sipas planeve te rregullta. Ose qeveria e qytetit nuk ka faktikisht pushtet ose ajo i mbyll te dyja syte estetike. Vendi enderron per BE por i duhet qe pervec gjakmarrjes te luftoje edhe me kriminalitetin e organizuar kesaj i shtohet mungesa e vullnetit politik per rivleresimin e se kaluares. Propozimet konstruktive jane te rralla edhe ne kampin opozitar dhe shkallezimi i dhunes nuk e permireson kete.
Per se ndihmon arti Ai nuk ndihmon fare kur nga nje politikan partiak perdoret per krijimin e imazhit. Nje piktor si sundimtar nuk eshte burreshtetas me i mire - dhe normalisht ben pjese edhe ne artistet me te dobet kujto Winston Churchillin Vladimir Putinin ose Hugo Shavezin. Besimi qe demokracia dhe arti e kushtezojne njera-tjetren ka shkaqe historike. Pas Luftes se Dyte Boterore ishte ekspozita e famshme boterore e artit modern ne Gjermani Documenta qe i afroi gjermanet me stilin modern. Synimi i saj ishte demokratizimi permes estetikes gjermanet jo vetem duhet te shikonin por duhet te mesonin serish te mendonin. Edhe ne Shqiperi qe prej fundit te diktatures se Hoxhes malli per art eshte i madh ne nje kohe qe ne kohen e diktatures ndeshkohej edhe zoterimi i nje kartoline me pikturat e Van Gogut.
Vetem se stili modern klasik ngerthen ne vete edhe njefare potenciali diktatorial. Ky stil synon unifikimin jo referendumin popullor. Shume prej mjeshterve te ketij stili kane preferuar te kene politikisht fuqi te plota Le Corbusier enderronte rrezimin e nje pjese te lagjeve te vjetra te Parisit. Ne vazhdim te ketyre fantazive per goditjen e madhe cliruese veproi Rama kur ne krye te periudhes se tij ne post shkaterroi 1200 shtepi ilegale dhe baraka duke e marre vete demonstrativisht ne dore sepaten. Ky qendrim prej artisti i krijoi atij ne Tirane imazhin e burrit te forte.
Por pastaj fitoi natyrisht persa i perket planifikimit ekonomia e pabukur e financuar me cfaredo parash. Rama luan aktualisht serish rebelin dhe avantgardistin. Ndoshta kryetari i bashkise artist do te bente mire vetem te pikturonte asgje tjeter. Ose te pushoje se pikturuari dhe te kerkoje zgjidhje per vendin e tij.
Marre nga gazeta Sddeutsche Zeitung artikull i dates 25.01.2011 K.Vahland/a.d.
Redaktoi Eliana Xhani