E Diel, 1 Nëntor 2026

Brey Shqiperia u hodh nje hap pas ne rrugen drejt Evropes

DW Zoti Brey ju i vezhgoni prej kohesh zhvillimet ne Shqiperi. Cili ishte mendimi i pare qe ju erdhi kur degjuat lajmet per trazirat e reja te pergjakshme ne Shqiperi

Brey Une sigurisht u tremba kur mesova per zhvillimet. Mendimi im i pare eshte qe Shqiperia u hodh nje hap pas per shkak te ketyre perplasjeve ne perpjekjet per te arritur nje pajtim midis qeverise dhe opozites dhe pikerisht ne rrugen per ne BE. Besoj se ketu eshte arritur nje shkallezim i tille i situates e cila prej se jashtmi perceptohet se palet nuk jane ne rruge per tu pajtuar me njera-tjetren gje qe e hedh pas procesin e demokratizimit.

DW Si e vleresoni menyren e veprimit te opozites A mendoni se lufta legjitime kunder korrupsionit perzihet edhe me perdorimin e dhunes

Brey Une mendoj se opozita aktualisht te pakten e pranon perdorimin e dhunes. Natyrisht qe lufta kunder korrupsionit eshte legjitime ne patem aferen rreth ministrit te Ekonomise Ilir Meta dhe doreheqjen e tij por fakt eshte qe per fat te keq ka korrupsion edhe ne radhet e opozites. Keshtu qe te dyja forcat politike ketu nuk dallohen kaq shume. Kjo e ben kete lufte edhe pak te besueshme sepse asnje force politike ne Shqiperi te pakten forcat kryesore politike atje nuk jane te pakritikueshme per korrupsion. Edhe per kryetarin e opozites Edi Rama ka dyshime se ka lidhje te ngushta me degen e imobilieve ne Shqiperi pra problemet jane ne fakt tek te gjitha palet.

DW Doni te thoni se opozita nuk e luan aktualisht rolin qe duhet te luante

Brey Po ajo nuk e luan rolin qe duhet te luante. Mendoj se detyre e opozites eshte qe te shfrytezoje mjetet parlamentare per te vepruar kunder shkeljeve.

DW Te krijohet pershtypja atehere se ne Shqiperi lufta behet vetem per pushtet. Ju kuptova drejt

Brey Po ashtu eshte. Kemi nje ndeshje per pushtet dhe per fat te keq sic po e shohim tani ne nje nivel shume te ulet.

DW A konstatoni element te nje puci ne kryengritjen e opozites sic thote qeveria

Brey Besoj se ndoshta kjo eshte nje shprehje shume e forte por fakt eshte se perdorimi i dhunes u pranua nga opozita dhe ky eshte nje fakt.

DW fare duhet te kishte bere ndryshe opozita dhe qeveria cfare duhet te bejne ato ndryshe

Brey Une besoj se te dyja palet duhet te perpiqen qe te gjejne nje forme te komunikimit me njeri-tjetrin pra nje dialog i cili e respekton edhe kundershtarin. Duhet te shmangen provokimet si ato p.sh. kur para pak kohesh kryeministri keshtu e mesova te pakten e karakterizoi Ramen si element te demshem te degjeneruar ky nuk eshte stil i mire dhe me te vertete nje provokim. E rendesishme eshte qe konflikti te mos dale ne rruge perndryshe ne fund ka vetem te humbur tek te dyja palet.

DW A mendoni se shqiptaret duhet te llogarisin per nje kohe te gjate qe do te kene institucione te dobeta dhe here pas here te paguajne per kete edhe nje takse gjaku

Brey Besoj se ajo qe pritet per fat te keq eshte qe reformat e nevojshme te institucioneve te ngecin ne vend per aq kohe sa forcat politike e bllokojne ne menyre reciproke njera-tjetren. Mund te shpresosh vetem qe kundershtaret te vijne ne vete dhe qe te mos provokojne viktima te tjera kjo eshte vendimtarja tani.

DW Ashpersia me te cilen zhvillohet lufta politike ne Shqiperi ka te beje me temperamentin e njerezve apo me faktin e nje demokracie te dobet

Brey Une besoj se ka te beje ne pergjithesi me trashegimine shume te rende te diktatures dhe me demokracine ende te dobet qe kjo perplasje kryhet tani me kaq ashpersi dhe natyrisht ne nje njefare menyre me natyren e kundershtareve. Pra kemi kalibra specifike politike e kam fjalen per Edi Ramen dhe zotin Berisha qe ndeshen me njeri-tjetrin.

DW A duhet te imponoje BE me detyrim zgjidhje ne nje kohe qe shqiptaret duhet ti zgjidhin vete problemet e tyre A eshte i pashmangshem dhe i domosdoshem presioni nga jashte

Brey Presioni nga jashte eshte i pashmangshem. Ne nisemi nga fakti qe eshte ne interesin e politikaneve te Shqiperise qe te ndermarrin hapa specifike reformues. Shqiptaret duan te behen anetare te BE dhe atehere duhet te sillen ne perputhje me kete besoj qe edhe nga ana e BE kjo duhet tu behet e qarte shqiptareve.

Intervisten e zhvilloi Auron Dodi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›