E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet vendimi lidhur me projektin për rrugët dytësore dhe vendore

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u diskutua gjithashtu vendimi për miratimin në parim të letërmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, lidhur me përgatitjen e projektit për rrugët dytësore dhe vendore.

Kryeministri u shpreh se si agjenci e zbatimit të këtij projekti, i cili do të aktivizohet pothuajse menjeherë, është caktuar Fondi shqiptar i Zhvillimit. Kryeministri tha gjithashtu se vendimmarrëse për këto çështje do të jenë qarqet, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendëshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›